Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, shkruan një mesazh urimi për 13 vjetorin e Shqipërisë në NATO. Si sot më 1 prill 2009, vendi ynë u bë anëtar me të drejta të plota i Aleancës dhe që nga ajo ditë trupat shqiptare kanë qenë në misione të përbashkëta.
“13 vjet anëtar të NATO-s, krah për krah aleatëve tanë euro-atlantikë në aleancën më të madhe ushatarake në histori. Gëzuar Shqipëri”, shkruan Basha dhe ndan foton simbol të ushtarakut shqiptar që vendos dy flamujt e Shqipërisë dhe NATO-së, krah njëri-tjetrit.