Kryeministri Edi Rama ka thënë sot, se në mbledhjen e qeverisë që është mbajtur sot është vendosur që dita e hënë të jetë ditë pushimi, shkruan newsbomb.al. Meqë të martën është festa e Sulltan Novruzit, edhe dita e parë e javës do të bëhet pushim.
Në një takim pasdite me Shoqatën e Transportit, Rama u shpreh se Qeveria do të mblidhet përsëri sot dhe do të vendoset, nëse dita e hënë do të jetë ditë pa makina, ose do të ketë tre ditë pushim për të mos shkuar në punë.
“Do të bëjmë përsëri një mbledhje. Sot, në kemi vendosur në mbledhjen e Qeverisë që të bëjmë ditën e hënë pushim. Do bëjmë një tjetër mbledhje, që ta bëjmë ditën e hënë pa makina. Nëse do të vendosim kështu. Dhe Agjencia thotë, e diela pa makina.
Për të kursyer, jo për ekologji. Ose flasim për tre ditë mos-vajtje në punë. Njësoj si për covid-in. Jo për shkak infeksionesh por për shkak kursimi”, u shpreh kryeministri Rama. Më herët, ai ka publikuar dhe raportin e një medie të huaj, e cila paralajmëron se bota mund të përballet me shock-un më të madh të mungesës së naftës prej dekadash, duke cituar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë.











