Kryetari i Degës 8 të PD në Tiranë, Pëllumb Seferi, i ka dalë në krah kryedemokratit Basha gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve që po zhvillohet në selinë blu.
Ai u shpreh se zgjedhjet e 6 Marsit u organizuar nga Berisha dhe Meta për të goditur Bashën, teksa shtoi se deputetët që kërkojnë dorëheqjen e Bashës, duhet të vendosin mandatin e tyre në tavolinë.
“Anëtarët e degës 8 kanë shprehur mbështetje për kryetarin Basha. 6 Marsi u organizua nga Berisha e Meta për të goditur Lulzim Bashën. Pati dhe mbështetjen e Ramës, atij i intereson një person i izoluar nga perëndimit. Arsyeja ishte vendimi për ta pezulluar Sali Berishën nga grupi. Berisha nuk e ka luftën me PD, por me Amerikën dhe përdor emrin e Bashës për te mbrojtur veten. Duhet të qëndrojmë dhe jo të bëjmë zgjidhje emocionale.
Zgjidhjet të vijnë prej nesh, ne kemi organe legjitime. Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm: nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashes të venë dhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë se ka fituar vete mandatin, jemi dhe ne aksioner te mandateve te tyre. Të bashkohemi për të ngritur grupe pune nga të dy palët. Për këtë duhet të ketë vullnet nga të dy palët. Duhen njerëz me integritet. Të merren opsionet e të dy krahëve, ish drejtuesve te partisë, anëtarësisë e të gjendet zgjidhje. por aty duhet te prevaloje qasaj jone euroatlantike, pra nuk ka kthim pas nga vendimi i 9 shtatorit”, tha Seferi.











