PD e përfaqësua nga nën kryetari Enkelejd Alibeaj dhe Shoqata Antikomuniste e Ish- të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, mori pjesë në aktivitetin në përkujtonim të 77 vjetorit te kryengritjes antikomuniste të Kelmendit, e para qëndrese e armatosur kundër komunizmit në gjithë Europën Lindore. Në këtë aktivitet morën pjesë deputetë të Partisë Demokratike, drejtues të degës se PD Malësi e Madhe, aktivist dhe disa ish të perndjekur politik.
Nisi më 3 janar 1945, kur banorët e Kelmendit dhe Malësisë së Madhe u ngritën me armë në dorë për të mos lejuar që forcat komuniste, të cilët kishin shpallur operacion spastrimi për të gjitha zonat e veriut, të shtypnin me dhunë rezistencën antikomuniste të kelmendasve.
Nga kjo kryengritje u vranë rreth 44 veta, ndërsa në gjyqin e marsit, regjimi mori vendimin e pushkatimit të Prek Calit dhe të 7 malësorëve të tjerë.
I paharruar kujtimi i tyre!










