– Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e grupit parlamentar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë fjalës së tij kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur tek çështja e inceneratorëve duke u shprehur se në të është e përfshirë e gjithë kupola e Partisë Socialiste. Ndër të tjera, ai shtoi se në një vend tjetër deri më tani në pranga do të duhet të kishte përfunduar sekretari i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.
“Këtu është kapur në flagrancë e gjithë kupola e PS dhe qeverisë. Afera e inceneratorëve eshte nje çështje e rëndësishme dhe po nxjerr në dritë të dhëna të rëndësishme. Është e qartë që minimalisht me këto të dhëna, në një vend normal duhet të ishin nisur të arrestonin Agaçin,”-tha Basha ndër të tjera.










