Presidenti Meta dekreton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore

Në datën 6 mars 2022 gjashtë bashki të vendit do të shkojnë në zgjedhje për të zgjedhur kryetarin e ri.

Presidenti Meta ka dekretuar të enjten, më datë 20 janar caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

“Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!”, shkruan kreu i shtetit.

Kujtojmë që një ditë më parë, Presidenti Meta pati një takim me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla për të folur për datën e zgjedhjeve dhe tha se ka marrë garanci që PS nuk do e bojkotojë këtë datë.

Ndërkohë Meta tha se nuk kishte bërë asnjë ftesë për partitë politike për konsultim për datën e zgjedhjeve.

NJOFTIMI I PLOTE

Të dashur qytetarë,
Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë! ??