Nënkryetari i PD Alibeaj do të drejtojë degën e PD Vlorë deri në zgjedhjet e reja për drejtuesin

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka marrë drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë. Burimet bëjnë me dije se Alibeaj do të drejtojë si i komanduar degën e PD-së në Vlorë, pas shkarkimit të Genc Deromenaj, i pozicionuar në krah të ish-kryeministrit Berisha.

Me herët gjatë ditës ndryshime pati dhe në degën e Partisë Demokratike në Korçë, ku pas shkarkimit të Edmond Spahos nga nga funksionet partiake, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjodhi deputetin Ervin Salianji si drejtuesin politik të qarkut.