Përmes një postimi në profilin facebook, ish-deputeti Eduart Ndocaj, ka ironizuar shëmtinë e propagandës së kryeministrit, i cili nuk kursen as përdorimin e imazhit të fëmijëve apo dhe shfaqje të tjera që janë dukshëm të neveritshme dhe të patolerueshme.
Në postimin e tij, Ndocaj e krahason kryeministrin Rama me djallin, nga i cili transmetohet dhe perceptohet vetvetiu një lloj frike. Këtë ironi të tijën, “kaubojsi” e bëri duke marr shkas nga transmetimet e një dite më parë, ku Rama shfrytëzon me mjeshtëri çdo dalje mediatike, dhe pamjet e një fëmije që ka frikë ti afrohet Ramës blnë xhiron e ditës, por që në fakt Ramës i shërbejnë për të zhvendosur gravitetin e temave kryesore të ditës në show-n e perversiteteve të tij.
Ironia e deputeti Ndocaj:
Gogolit? i tremben dhe të rriturit, jo më ky ëngjëll, aq më tepër kur sheh këtë djallin?. Thonë të vjetërit, se fëmija ndjen të ligun dhe i largohet. Ja shembulli!