Nga Bashkim KOÇI
Basha dhe baza
………………………….
Liderët që ngrenë zërin në të vërtetën e tyre kanë edhe kurajën të ulen të bisedojnë .
Jemi para faktit të egzistencës së një shumice të heshtur e cila pret të flasë me prezencën e saj në takimet me Bashën.
Kanë shumë për të thënë
Kanë po aq shumë pyetje
Kjo shumicë e ka bërë zgjedhjen e saj, ka zgjedhur të ardhmen, por ka edhe dilema të pazgjidhura krijuar nga konfuzioni i të pavërtetave amplifikuar nga foltorja tre mujorshe.
Lidershipi kuptohet si kapacitet për ta përkufizuar veten tek të tjerët në një mënyrë që qartëson dhe zgjeron vizionin e të ardhmes, duke shuar të gjithë dilemat e ndjekësve duke i frymëzuar të ëndërrojnë më shumë, të qartësohen më shumë, të bëjnë më shumë dhe të bëhen më shumë.
Përgjigjet e para kjo shumicë e heshtur i ka marë nga qëndrimet dhe veprimet e Bashës këto muaj, por tashme ata nuk duan të shohin më aq shumë pozicionim, aksion, teknikë apo metodë, se sa hapjen e zemrës si një përjetesim njerëzor, jo thjesht proces sepse presioni që kanë mbajtur këto muaj ka qenë jo vetëm i madh, por edhe denigrues.
Tek e fundit fuqia e liderit frymezues nuk është një formulë apo program, por një aktivitet njerëzor që vjen nga zemra dhe merr parasysh zemrën e të tjerëve. Është një qëndrim, jo rutinë.
Basha do takojë, do bisedojë, do frymëzojë dhe qartësoi në rradhë të parë bazën, atë shumicë në heshtje tre mujorshe me cilësinë e liderit zemërhapur dhe njerëzor larg çdo shembulli të shëmtuar shkatërrimi, thyerje apo djegie dyersh e godine.
Demokrat i bazës, qëndrestar, ti që ke zgjedhur të ardhmen, por edhe ti që je i keqkuptuar mos nguro të pjesmerresh, as mos nguro të pyesësh e qartësohesh përtej çdo dileme.
Bashën do e kesh aty
Më të vërtetë e zemërhapur se kurrë
Ky do jetë restarti i madh…..
#melulzimbashën #zgjedhimteardhmen