InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Dyqani që ushqen një familje

14 Janar, 2022
in InfoPress, Sociale, Të ndryshme
A A
Dyqani që ushqen një familje

Në një nga lagjet e vjetra të Korçës banon familja e Mirelës dhe Fatosit. Që në takimin e parë me Mirelën kupton që është një grua shumë fisnike dhe e palodhur. Ajo sapo ka mbushur 46- vjeçe, është nënë e tre fëmijëve dhe gjyshe e dy mbesave. Për shumë vite me radhë Mirela dhe Fatosi kanë pasur në pronësi një dyqan të vogël pranë shtëpisë ku shisnin produkte ushqimore. Por në vitin 2015 të nxitur nga vala e madhe e emigrimit në vend, ata vendosën të mbyllnin dyqanin dhe të merrnin rrugën e emigracionit për në Gjermani. U nisën të gjithë familjarisht, së bashku me dy djemtë e tyre binjakë Klisman dhe Hermes, në atë kohë 18 -vjeç.

Pas mbërritjes në Gjermani familja vendoset në një kamp dhe bëjnë aplikimin për azil. Në Gjermani qëndruan për tre vite dhe gjatë kësaj kohe u zhvendosën në tre kampe në tre qytete të ndryshme, por në vitin 2018 kërkesa e tyre për azil refuzohet dhe të gjithë familjarisht detyrohen të kthehen në Shqipëri. Pas mbërritjes nga Gjermania, problemet ekonomike me të cilat ju duhej të përballeshin ishin shumë të mëdha dhe procesi i riintegrimit tejet i vështirë. Kështu, një vit më vonë, ata tentojnë sërish emigracionin, këtë herë drejt Turqisë. Në Turqi qëndrojnë për një vit dhe pasi nuk arritën të sigurojnë leje pune të rregullta, vendosin të rikthehen përfundimisht në Shqipëri dhe të rindërtojnë jetën e tyre në qytetin e Korçës. Gjatë muajve të parë pas rikthimit, i vetmi burim të ardhurash për të gjithë familjen ishte ndihma ekonomike që merrnin nga bashkia.

Përgjatë tre viteve të qëndrimit të familjes në Gjermani, një histori dashurie kishte lindur mes djalit Hermes dhe një vajze gjermane. Kjo histori vazhdoi të mbetej po aq e fortë edhe pas rikthimit të Hermesit në Shqipëri, saqë vajza merr vendimin që të vijë të jetojë me të dashurin e saj në Shqipëri. Të rinjtë martohen dhe sjellin në jetë vajzën e tyre, Felisian. Pas disa vitesh bashkëjetesë, duket se jetesa në Shqipëri dhe përshtatja me kushtet ekonomike të familjes ishte e vështirë për nënën e re dhe ajo largohet drejt Gjermanisë duke ndërprerë çdo komunikim me familjen e bashkëshortit. Në Shqipëri la edhe vajzën e saj të mitur Felisian. Në këto kushte, Mirela u gjend përballë një sfide të re, të kujdesej dhe të rriste mbesën e saj të vogël e cila nuk e kishte më nënën e saj pranë.

Problemet ekonomike të familjes vitin e parë pas rikthimit ishin tejet të mëdha. Tentativat e njepasnjëshme për të hapur edhe njëherë dyqanin që kishin përpara emigrimit rezultuan të dështuara ndërkohë që asnjë nga anëtarët e tjerë të familjes nuk po arrinte të gjente një punë të qëndrueshme. Në këtë kohë kur vazhdimisht e gjithë familja po kërkonin një rrugëdalje nga kjo situatë, njihen me projektin RE-IN-VEST. Mbështetja e parë që familja mori nëpërmjet këtij projekti ishin paketat ushqimore dhe higjienike dhe disa muaj më vonë përfituan një fond nëpërmjet të cilit furnizuan edhe njëherë me produkte dyqanin e tyre, I cili prej pesë vitesh qëndronte i mbyllur. “Ditën që po furnizonim dyqanin me produkte dhe po përgatiteshim ta hapnim sërish kam qarë. Më dukej aq e pabesueshme sa mendoja se isha në ëndërr. Ky dyqani jonë i vogël nuk të bën të pasur, por familjen tonë e mban me bukë,” – tregon e emocionuar Mirela. Pas rihapjes të dyqanit filluan t’ju rikthehen një nga një edhe klientët e tyre të vjetër dhe dalëngadalë gjithçka po normalizohej. Në pjesën më të madhe të kohës, në dyqan qëndrojnë të dy bashkëshortët. Mirela largohet vetëm disa orë në ditë, kur dërgon dhe merr në kopësht mbesën e saj të vogël Felisian. “Ndonjëherë e harroj që e kam mbesë dhe më duket sikur e kam vajzën time, megjithëse përpiqem që vazhdimisht t’i tregoj për nënën e saj biologjike,” – thotë Mirela. “E kam rritur që të vogël dhe i vetmi shqetësim që kam tani, është që asaj të mos i mungojë asgjë materiale dhe as dashuria e familjes.”

Para disa muajsh, me synimin për t’i fuqizuar ekonomikisht dhe për të tejkaluar përfundimisht gjithë situatën e vështirë ekonomike më të cilën u përballën jo shumë kohë më parë, familja e Mirelës përfitoi një tjetër grant nga faza e dytë e projektit. Me këtë grant ata blenë sërish produkte ushqimore për dyqanin. Kjo ishte një ndihmë e madhe për të gjithë familjen e cila është shtuar vitin e fundit pas martesës së dy djemve dhe ardhjes në jetë të mbesës së dytë. “Ne u përpoqën që ta rihapnim vetë dyqanin pas kthimit nga emigracioni, por ishte shumë e vështirë. Ndihma që na dha ky projekt është shumë e madhe dhe jemi mirënjohës që u stabilizuam edhe njëherë në vendin tone,” – shprehet Mirela. Pasi i kanë provuar të gjitha sfidat dhe vështirësitë që ka emigracioni, ata thonë se nuk kanë në plan që ta marrin edhe njëherë tjetër atë rrugë.

Projekti RE-IN-VEST  financohet nga Qeveria Gjermane dhe implementohet nga GIZ Albania . Ky projekt synon të mbështesë #amiljet  e rikthyera nga emigracioni në 10 bashki të Shqipërisë  në procesin e rimëkëmbjes së tyre socio-ekonomike.

Të Lidhura

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025
HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri
Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri

16 Qershor, 2025
Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
Msc.Marsela Lekli, Psikologe/ Psikoterapiste: “Një heshtje që bërtet fort – Gjendja e shëndetit mendor dhe rritja alarmante e vetëvrasjeve”
Sociale

Msc.Marsela Lekli, Psikologe/ Psikoterapiste: “Një heshtje që bërtet fort – Gjendja e shëndetit mendor dhe rritja alarmante e vetëvrasjeve”

11 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com