Prokuroria e Tiranës thotë se brenda ambienteve të selisë së Partisë Demokratike nuk është gjetur asnjë send i jashtëligjshëm.
Detajet janë zbardhur nga seanca e sotme në Gjykatën e Tiranës, ku trupa është tërhequr pak minuta më parë për shqyrtimin e masave për 34 të ndaluarit që akuzohen për vepra të dhunshme.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë akuzuar Bashën për përdorim të sendeve të jashtëligjshme si gaz lotësjellës, apo mjete të tjera.