InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Sarah Hyland, aktorja që iu nënshtrua dy transplanteve të veshkës. Historia e saj do t’ju prekë pamasë

15 Dhjetor, 2021
in Lifestyle, Të ndryshme
A A
Sarah Hyland, aktorja që iu nënshtrua dy transplanteve të veshkës. Historia e saj do t’ju prekë pamasë

Sarah Hyland, aktorja e njohur e serialit “Modern Family” (Familja moderne), nuk ka pasur aspak një jetë të lehtë. Ajo u lind me një sëmundje të njohur si displazi renale, ku veshkat nuk zhvillohen plotësisht. Përpara se të mbushte katër vjeçe, kishte hyrë në shtatë ndërhyrje për këtë gjendje. Mjekët e kishin informuar se nuk mund të jetonte asnjëherë një jetë normale. Tri vjet pasi kishte nisur xhirimet e serialit të njohur “Modern Family”, një nga veshkat e saj ndaloi së funksionuari, duke bërë që Sarah të detyrohej të luftonte për të jetuar.

Gjithsesi ajo vazhdoi të mbetej e fortë për familjen, të dashurin, fansat dhe gjithë serialin. Pas shumë testeve të bëra, i ati i saj u pa se mund të ishte një dhurues potencial i veshkës dhe ai ishte dakord për dhurimin. Muaj më vonë, Sarah u kthye në sheshin e xhirimeve dhe karriera e saj u bë mjaft e suksesshme. Seriali po fitonte mjaft çmime dhe dukej sikur gjërat u normalizuan.

Mirëpo në mes të sezonit të shtatë të serialit, ajo mori lajmin e keq nga mjekët se trupi i saj po e kundërshtonte veshkën e marrë. Bëri gjithë analizat dhe mori mjekimet e nevojshme. Ra shumë në peshë, shumë lajme e citonin edhe si anoreksike. Gjithsesi nuk mund të bëhej asgjë, duhej një dhurues tjetër.

Sarah i përballoi gjithë shqetësimet në heshtje. Fytyra e saj dukej si anemike, tensioni i lartë i dëmtoi edhe shikimin. Në atë kohë ajo mori një lajm të mirë, vëllai i saj mund të ishte një dhurues ideal, por e refuzoi dhurimin nga një familjar tjetër i saj. Vëllai vazhdoi të këmbëngulte për dhurimin dhe pas ndërhyrjes, Sarah qëndroi në spital deri në rekuperimin e plotë. Kur u kthye në xhirime, të gjithë e pritën me krahët hapur. Këtë herë ndërhyrja shkoi me sukses dhe veshka e dhuruar nga vëllai i saj, filloi të funksiononte mirë.

Gjatë kësaj kohe, ajo u bë më e fortë në mesin e familjes, të dashurit të saj Uellsit dhe qenve të saj. Pavarësisht gjithë sfidave dhe 16 ndërhyrjeve të realizuara, ajo kurrsesi nuk i ka lejuar vështirësitë ta përkufizojnë. “Emri im është Sarah. Kam dy qentë më të mrekullueshëm në të gjithë botën. Kam të dashurin më të mirë. Kam dhe familjen më të mirë që mund të kërkoja ndonjëherë”.

Të Lidhura

Studimi: Nxehtësia ekstreme shpejton plakjen
Lifestyle

Studimi: Nxehtësia ekstreme shpejton plakjen

3 Shtator, 2025
Hurmat, aleatët më të mirë të zemrës dhe zorrëve
Të ndryshme

Hurmat, aleatët më të mirë të zemrës dhe zorrëve

2 Shtator, 2025
TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025
Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar
Të ndryshme

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar

10 Gusht, 2025
Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh
Lifestyle

Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh

3 Gusht, 2025
A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun
Të ndryshme

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun

31 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025

Sot 5 shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
Aktualitet

Sot 5 shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

5 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 5 Shtator 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 5 Shtator 2025!

5 Shtator, 2025

“Pavdekësia është e mundur”/ Mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping
Bota

“Pavdekësia është e mundur”/ Mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping

4 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com