Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e sotme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vizita e tij bëhet me ftesë të Hillary Clinton, bashkëshorte e ish-presidentit Bill Clinton dhe ish-kandidate për presidente në garën me Donald Trump.
Mësohet se Rama është i ftuar në një darkë falenderuese për mikëpritjen e shtetasve afganë që bëri Shqipëria.
Gjithashtu, ai pritet të ketë dhe një takim në Detroit për një binjakëzim universitar.