Arrestohet personi i dytë i përfshirë në vrasjen e Pashko Ujkës (EMRI)

Pas 20-vjeçarit Kristjan Kelmendi, policia njofton se ka arrestuar edhe Marjan Kolën 53 vjeç, si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

BW shkruan se Kola është arrestuar në Morinë, teksa po tentonte të largohej nga vendi. Kujtojmë se vrasja e ish-deputetit ndodhi të hënën, shumë pranë banesës së tij.

Ai dyshohet se është qëlluar me një plumb të vetëm prapa shpine, por që rezultoi fatal për të, pasi i preku organet jetësore.