Alec Baldwin flet për vrasjen e kineastes, Hutchins: Nuk e tërhoqa unë këmbëzën e armës

Alec Baldwin thotë se ai “nuk e tërhoqi këmbëzën” e armës që plagosi për vdekje kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit të tij, Rust. Aktori e bëri këtë deklaratë në intervistën e tij të parë që nga incidenti në tetor.

“Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe do t’i tërhiqja këmbëzën. Asnjëherë,” -i tha ai George Stephanopoulos të ABC News.

Intervista është regjistruar të martën dhe pritet të transmetohet në SHBA të enjten në mbrëmje.

Stephanopoulos e përshkroi diskutimin e tyre 80-minutësh si “intensiv”. Gazetari e përshkroi Baldwin si “të shkatërruar”, por “shumë të sinqertë” dhe “të disponueshëm për të folur”, gjatë ‘Good Morning America’.

“Kam bërë mijëra intervista në 20 vitet e fundit në ABC,” tha ai. “Kjo ishte më intensivja që kam përjetuar ndonjëherë.”

Intervista shënon herën e parë që Baldwin ka folur për incidentin në kamera, përveç një interviste të shkurtër që ai dha për TMZ në tetor, në një përpjekje për të ndaluar paparacët që ta ndjekin atë dhe familjen e tij. Në atë paraqitje, ai e përshkroi incidentin si një “një episod në një trilion” dhe tha se aksidente të kësaj natyre ndodhnin shumë rrallë në sete filmash.

Hutchins u qëllua dhe u vra në xhirimet e filmit ‘Rust’ në New Mexico, ndërsa Baldwin besonte se kishte në dorë një armë të sigurt.