Nga Ilir ALLKJA, mjek
(Meqenëse festat kaluan)
Partia Socialiste e filloi rrugëtimin e saj në vitin 1941 e themeluar nga komunistët jugosllavë e shqiptarë.
Megjithëse erdhi në pushtet në vitin 1945 si parti popullore, partia komuniste vuri në themel të saj luftën e klasave, që u shndërrua në vëllavrasje, duke përndjekur, internuar, burgosur, pushkatuar qindra-mijëra shqiptarë.
Misioni i partisë komuniste , sot partia socialiste, vazhdon.
Falë përkrahjes masive të pjesës injorante dhe asaj të margjinalizuar të popullatës, partia socialiste ka monopolizuar pushetin, dhe nëpërmjet politikave të saj ka ndikuar që në vitet e fundit të ikin në ekzil më shumë se 25% e shqiptarëve aktivë e profesionistë.
Për pasojë janë plot fshatra të braktisur e dhjetëra qytete të rrudhura e të plakura për nga popullsia.
Të varfërit shtohen me shpejtësi nën qeverisjen e PS, ndërsa Shqipëria renditet ndër vendet e para në botë, nga kërkesat për azil në vendet e BE.