Nga Selman HASANI
U prit me fishekzjarre, u përcollë me aksident!
Takimi i Berishës sot në Kurbin nuk zgjoj ndonjë interes të madh tek qytetarët e këtijë rrethi!
Disa qindra vetë ishin mbledhur në qytetin e Laçit për të pritur ish kryetarin e PD-së, ish kryeministrin dhe ish presidentin Berisha!
Disa prej tyre ndezën fishekzjarrë, a thua se po vinte Babagjyshi i Vitit të Ri!
Salla katërqind vendëshe ushëtinte nga brohoritje të zjarrta për udhëheqësin e tyre!
Pesë gjëra ranë në sy në këtë takim:
1- Nuk merrnin pjesë shumica e themeluesve të degës së PD-së Kurbin!
2- Nuk merrnin pjesë drejtuesit aktual të degës së PD-së Kurbin!
3- Nuk merrnin pjesë deputetët e PD-së nga Kurbini!
4- Nuk merrnin pjesë shumica e të rinjëve të Kurbinit dhe drejtuesit e degës së FRPD-së!
5- Salla ishte e mbushur me ish drejtorë, ish shefa, ish zyrtarë, ish policë, por edhe nga të tjerë, që në shumë fushata elektorale i kemi parë duke punuar për PS-në!
Në fund mbyllet kjo vizitë me një garë makinash, kush e kush të jetë i pari, duke përcjellë Saliun, gjë që solli edhe një aksident me përplasje të disa makinave, për fat të mirë, nuk pati të lënduar. Thuhet se aksidentin e ka shkaktuar një dashakeqas nga Kosova!
Se harrova: edhe moti sot ishte shumë i keq!
Pas çdo stuhie, do të ketë diell!











