InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skandal/ Bankat Refuzojnë Të Japin Informacione Komisionit Hetimor Për Inceneratorët!

24 Nëntor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Skandal/ Bankat Refuzojnë Të Japin Informacione Komisionit Hetimor Për Inceneratorët!

Refuzimi që disa banka të nivelit të dytë i bënë kërkesës për informacione shkaktua debate dhe përplasje në Komisionin Hetimor për inceneratorët. Ndryshe nga Banka Botërore që ka kthyer përgjigje, 3 banka nuk i janë përgjigjur pyetjeve të komisionit të lidhje me llogaritë dhe transfertat bankare të pronarëve të shoqërive, të cilat kanë fituar kontratat koncencionare për ndërtimin e inceneratorëve për trajtimin e mbetjeve. Refuzimi i bankave për dhënien e informacioneve për Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallja ka ardhur për shkak se ato i kanë konsideruar këto të dhëna si personale, të cilat nuk mund të jepeshin gjë që u kundërshtua fortë nga anëtarët e opozitës si kundër ligjit. Por, kolegët e tyre socialistë u shprehën se ata nuk mund të komentojnë përgjigjet e institucioneve, pasi ato janë e drejtë e tyre, duke mbështetur në këtë mënyrë mos vënien në dispozicion të Komisionit.

Për opozitën kjo ishte një mbështetje e hapur ndaj drejtuesve të kompanive që sipas tyre, përfituan para publike, por që do të zgjidhet duke u dërguar një kërkesë tjetër dhe njoftuar bankën e Shqipërisë si autoriteti mbikëqyrës. Kryetarja e këtij Komisioni, Jorida Tabaku, u shpreh dje në mbledhje se nga 11 kërkesat e anëtarëve të PS-së përgjigje kanë kthyer vetëm tri institucione, ndërsa nga 35 kërkesat e adresuara nga opozita vetëm 19 prej tyre u janë kthyer përgjigje. Për Tabakun, nuk mund të pranohet që anëtarët e PS-së në këtë Komision të flasin me gjuhën e Mirel Mertirit dhe Klodian Zotos. Nga ana tjetër, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, u shpreh se “besojmë që bankat operojnë në sekretin bankar dhe në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale”, duke harruar skandalin e vjedhjes së të dhënave personale të mbi 910 mijë qytetarëve përpara zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat u përdorën nga patronazhistët.

KËRKESAT PËR INFORMACION

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, i ka dërguar kërkesa për informacion drejtuesit të SPAK, Arben Kraja: Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar tri kallëzime penale lidhur me tri impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane (incineratorët) të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit. A është regjistruar procedimi penal për secilin për këto tri kallëzime? Nëse jo, na vini në dispozicion vendimet për mosfillimin e procedimit penal. Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion aktet përkatëse të regjistrimit. Kërkesat për informacion u janë drejtuar edhe Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, deputetit Petrit Vasili dhe Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.

DEBATI NË KOMISION

Jorida Tabaku: Mbetemi në pritje të përgjigjeve të gjithë listëpagesat nga tri shoqëritë, të cilat ne po hetojmë. Detyrimet e paguara dhe papaguara, pagesat e kryera ndaj të tretëve dhe bilancet financiare të tyre. Lista e plotë e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme dhe aseteve. Jemi në pritje të vënies në dispozicion të kontratave të kredisë të lidhura duke cituar anekset përkatëse të kontratave koncesionare. Jemi në pritje të dhënat bankare të shtetasve Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe personave të tjerë që jemi njohur në media që kanë pasur transaksione llogarish, Alqi Bllako, Lefter Koka, ish-ministrit Damian Gjiknuri, zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Disa banka në përgjigjet e tyre kanë kërkuar informacion shtesë sa i përket gjeneraliteteve të përfshirë ose të dhëna në lidhje me Niptin e kompanive. Tri banka të tjera kanë refuzuar t’i kthejnë përgjigje Komisionit Hetimor. Nga 11 kërkesat e PS-së, 3 institucione kanë kthyer përgjigje. Nga 35 kërkesat e kërkuara nga opozita vetëm 19 institucione kanë kthyer përgjigje.

Belind Këlliçi: Javën e kaluar jemi njohur nga mediat me një kërkesë të paligjshme të shtetasit Mirel Mërtiri, i cili u ka drejtuar një letër bankave të nivelit të dytë në vend për të bllokuar dhënien e informacionit këtij Komisioni hHetimor. Në momentin që ne po marrim në hetim dhe po kërkojmë të dhëna për një person që aludohet gjerësisht që ka përfituar në mënyrë të padrejtë nga buxheti i shtetit ky person vjen dhe na dikton ne punën në këtë komision. Ai gjen kurajë dhe i çon shkresë në mënyrë të paligjshme bankave të nivelit të dytë për të refuzuar dhënien e informacionit këtij Komisioni Hetimor që ka në të drejtën e tij. Të dhënat e shtetasit Mirel Mërtiri nuk janë më të dhëna personale për sa kohë ai është objekt i hetimit të këtij Komisioni Hetimor. Janë tri banka që kanë refuzuar dhënien e informacionit dhe që bankat të bien në këtë pikë dhe t’i përgjigjet një hajduti si Mirel Mërtiri për të mos sjellë të dhëna në Komisionin Hetimor, kjo është e patolerueshme. Kjo është një çështje shumë serioze.

Ermonela Felaj: Kuptova që ju keni një propozim për t’u ridrejtuar disa institucioneve lidhur me pqrgjigjen e dhënë nga ana e tyre. Në qoftë se do ta ribëni propozimin nuk e keni mbështetjen tonë. Ne nuk kemi bërë asnjë kërkesë të tillë të ngjashme sepse besojmë që bankat operojnë në sekretin bankar dhe në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Ne kemi për detyrë të hetojmë si janë vënë në funksion procedurat për vënien në funksion të impianteve e trajtimit të mbetjeve, kjo duhet të jetë detyra jonë kryesore nga fillimi në fund.

Jorida Tabaku: Në qoftë se dikush ka ardhur këtu për të bërë “show” le të bëjë “show”. Unë kam 6 vite që e ndjek këtë çështje dhe e kam seriozisht. Kemi një precendcë të ngritur nga Parlamenti me kërkesën e maxhorancës, drejtuar nga Taulant Balla që ka kërkuar të gjithë informacionin bankar të një individi që nuk kishte përfituar fonde publike dhe ky informacion i është vendosur në dispozicion nga bankat e nivelit të dytë. Me të njëjtin precedent dhe justifikim opozita do t’i rinisë edhe njëherë kërkesë të gjitha bankave të nivelit të dytë që nuk kanë kthyer përgjigje dhe gjithë bankave që kanë refuzuar t’i kthejnë përgjigje Komisionit Hetimor për të kërkuar këtë informacion se behët fjalë për fonde publike. Kur bëhet fjalë për fonde publike asgjë nuk na ndalon dhe pengon ne që ta hetojmë. Ajo që nuk pranoj dhe për të cilën z. Këlliçi ka të drejtë është që unë nuk e pranoj që ju të vini këtu me argumentet e Mirel Mërtirit. Ju ose sektori bankar, kushdo qoftë që do bëhet mburojë e kësaj afere sigurisht që nuk do ia arrijë. Ndërhyjnë deputetët e PS

Ermonela Felaj: Ju s’mund ta bëni këtë ndaj anëtarëve të këtij Komisioni.

Anila Denaj: Ju lutem shumë, tërhiqni fjalët që sapo thatë. Ju nuk mund të fyeni askënd nga anëtarët e këtij Komisioni.

Jorida Tabaku: Ju trajtoj me respektin maksimal, por të thoni ato që thatë këtu…

Anila Denaj: Lëreni respektin në teori po tërhiqni ato që thatë dhe kujdes me termat,

Jorida Tabaku: Patjetër!

Të Lidhura

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025
Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025
Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe
Aktualitet

Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe

4 Korrik, 2025
Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA
Aktualitet

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA

3 Korrik, 2025
Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit

3 Korrik, 2025
Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi
Aktualitet

Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi

3 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë
Lifestyle

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë

5 Korrik, 2025

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com