Ish-deputeti lezhian Eduart Ndocaj, përmes një bashkëbisedimi në profilin e tij facebook, ka bërë një analizë të situatës politike në vend, duke mbajtur një qëndrim të ashpër kritik mbi qeverisjen e Ramës, të cilën gjithnjë “kaubojsi“ e ka cilësuar fatkeqësi kombëtare.
Për Ndocajn mandati i tretë i Ramës, është gremina e ekonomisë shqiptare, pasi me 12 vite në pushtet të një kryeministri që është i kapur nga krimi dhe oligarkët, asgjë nuk mund të pritet në drejtim të përmirësimit të treguesve ekonomikë, pasi cdo gjë është e përqendruar në duart e një grushti njerëzish që janë klienteë politike ose oligarkësh.
Ndocaj, gjithashtu ka komentuar dhe zhvillimet brenda opozitës, duke dhënë opinionet e tij në cështje sensitive, si “Gërdeci“ etj, për të cilat ai akuzon qeverisjen e kohës. Përplasjen brenda PD-së, ish-deputeti e lidh me vendimin e DASH që shpalli “ non grata“ ish-kryeministrin Berisha dhe e konsideron të pamorashme në substancë, sepse asgjë nga këto që thuhen në “foltore“ nuk janë thënë para datës 9 shtator, ditë kur Lulzim Basha mori vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.
VIDEO: