InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

ANALIZA | Meta, hallexhiu që kërkon të heqë vëmendjen

22 Nëntor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
‘Asgjë nuk e ndal Ndryshimin, tani ka ardhur Kohë tjetër!’, Presidenti Meta me mesazh të fortë. Ja lutja që u bën gazetarëve

Ilir Metën nuk e merr më askush seriozisht. Herën e fundit që demokratët e morrën seriozisht ishte 2 marsi 2020 kur ai premtoi një hata të madhe dhe përfundoi duke u gjunjëzuar në tokë e duke bërë simbolin e shqiponjës.

Më pas, me një rrootullim 180 gradë miratoi ndryshimet e Kodit Penal sipas interesit të Ramës në një muaj mjalti me kryeministrin. Kur e pa që u keqpërdor për të disatën herë nga Rama u acarua dhe shpërtheu në mënyrë të pakontrolluar në studoin e Blendi Fevziut.

Më tej, Meta u shndërrua në atë që e njohin të gjithë tanimë. Hallexhiun e burgosur në Presidencë dhe që sot ka një tjetër hall se do ta trasnferojnë kund tjetër.

Duke e ditur shumë mirë se është partner në procesin Non Grata ai ka nisur të lëvizë gurët e tij mediatikë. Aksionet e tij në mediat e foltores janë angazhuar publikisht të sulmojnë Lulzim Bashën për arsyen e vetme përse Basha është me SHBa dhe jo me LSI.

Ëndrra e Metës ka qenë ajo e një PD-je me LSI dhe për këtë ka përdorur përherë demokratët. Në fillim të vitti 2013 i gënjeu demokratët me poste pune dhe ato i dhanë votën (një pjesë), më tej nisi të rekrutonte demokratët kur ishte në pushtet pasi forca e tij politike nuk kishte kapital mendor.

Kur e gjithë kjo dështoi me sukses sepse alergjia e demokratëve ndaj LSI qe e madhe, u përpoq të zbutej. Pranoi për interesin e tij personal që të pajtohej me PD në Reformën në Drejtësi, i bindur që i vetëm nuk mund ta përballonte Ramën.

Prej Metës, PD ka pasur shumë dëme jo vetëm elektoralisht por edhe politikisht. Kokëfortësia dhe arroganca e Metës gjatë Reformës Administrative Territoriale prodhoi një hartë politike elektorale në favor të Ramës.

Më tej angazhimi i tij hipokrit në fillimet e Reformës në Drejtësi prodhoi atë produkt që u rrëzua nga Venezia. Heshtja e LSI për Reformën në Drejtësi ishte dhurata më e çmuar që Meta i bëri aleatit të tij strategjik.

Distancimi i Metës nga çadra si për t’i thënë ndërkombëtarëve se në të ka gisht Luli dhe Doktori janë një tjetër sukses i Metës dhe politikës së tij as mish dhe as peshk. Për të ardhur tek zgjedhjet e vitti 2021 ku njeriu në krye të presidencës pak ditë përpara zgjedhjeve me një ton aspak normal ulëriu në median e foltores duke nëmur e nëpërkëmbur ambasadorët.

Rezultati? Një opozitë e bojkotuar edhe nga qytetarët por një LSI e shpërfytyruar plotësisht.

Sot, njeriu hallexhi po përpiqet të tërheqë karrocën e Dylit të Foltores duke ulëritur edhe një herë se fajtori për gjithçka është Basha. Duke harruar që zgjedhjet e 13 tetorit ishin një farsë por edhe duke mos njohur që mos të ishte për hatër të opozitës dhe PD ndërkombëtarët do ta kishin injoruar njeriun që është i radhës në listën SHBA.

Tanimë, askush nuk fshihet pas fakteve që vetëm lobistët e paguar nga SHBA e takojnë Metën për t’i shpëtuar fytyrën atij. Me gjasë ato lobistë nëse do kenë shansin të jenë në qeverinë republikane nesër nuk do t’ia hapin më telefonin.

Sot, pasi ka kuptuar se nuk mund ta vonojë më daljen në publik ai ka vendosur të sulmojë por askush nuk e ka më frikë. Jeta e tij politike përfundoi kur ai me përdhunë përqafoi flamurin amerikan në mes të sheshit duke lëshuar një nga skenat më qesharake që politika shqiptare nuk e ka parë kurrë.

Për demokratët, ai përfundoi pikërisht atë ditë kur në stilin qesharak të premtimeve i premtoi revolucion dhe shkrirje parlamenti për të përfunduar në një miting qesharak me gjunjëzime dhe dërdëllitje.

Hallexhiu i radhës në politikë nxitoi sott ë deklaronte fajtorët e humbjes së opozitës kur ishte zotuar që nuk do të dekoronte qeverinë e dalë nga zgjedhjet e vjedhura.

Ai e di! Doktori e di! Demokratët e dinë! Radha pas liderit historik të PD është liderit historik të LSI. Numërimi ka nisur, tjetër gjë nuk e shpjegon sjelljen e tij sot.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com