Sot Partia lëvizja e Legalitetit mban kuvendin kombëtar XX. Punimet do të fillojnë në orën 10.00 pranë sallës së Konferencave të Rezortit Stella, në autostradë. Punimet do të hapen nga një përshëndetje e
Princ Leka II dhe zyrtarë të tjerë.
Të gjithë delegatët e PLL do të vendosin për kreun e ri të tyre, mes 3 kandidaturave:
1- Bernard Vata, Aktualisht n/kr i PLL.
2-Fatmir Haveriku, Aktualisht Kryetar i Keshillit Kombëtar të PLL.
3- Shpëtim Axhami, Aktualisht Kryetar i PLL.
Vlen për tu theksuar se, në kuadrin e një garë të pastër e të barabartë me propozim të Kryetarit aktual z Axhani duke u miratuar kjo unanimisht nga kryesia u ngrit një komision i posaçëm që do të merret me të gjitha procedurat e pregatitjes për në Kuvend, ky komision do të jetë i përbërë nga;
1-Kryetari Senatit z.Bajram Xhafa
2-Sekretari i pergjithshem z.Dilaver Nelaj
3-Sekretari organizativ z.Lurian Mena.
Kryetari i PLL Shpëtim Axhami duket i sigurtë në rikonfirm pas rikthimit në parlament, me një mandat dhe plot 14 mijë vota, në zgjedhjet e fundit parlamentar.










