InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Për Sali Berishën dhe përfituesit linçues prej tij, Për politikën dhe për njerëzoren

17 Nëntor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Grida Duma thirrje për protestë: Europa foli, asnjë hap më me Ramën, çdo demokrat të përfshihet në vendimmarrje

Nga Grida DUMA

Sot, demokratët janë vendosur me pa të drejtë në një betejë kundër vetes.
Se cilët janë përgjegjësit sot për këtë, vetëm koha do ta vërtetojë një ditë.
Derisa të vijë ajo ditë do na ndajnë dy botë; ata që do përfitojnë dhe ata që e dinë që do goditen por qëndrojnë që demokratët një ditë të fitojnë. Pra përfituesit dhe fituesit!
Se si po vepron seicili nga ne në këtë situatë, po ashtu kam bindjen që koha do ta qartesojë një ditë.
Sa edhe kam bindjen që për qëndrimet e mia koha do më japë të drejtë.

Bindjen e qartësinë që kam sot e kam pasur në 2013 kur tradhëtarët e tij, përfituesit nga ai me dhjetra vite madje dhe ata jashtë tij; ju sulën të gjithë Sali Berishës, dhe nuk dilte askush ta mbronte publikisht.
As ata që ju ndryshoi jeta me breza prej tij, aq më pak ata.

E kam mbrojtur unë!
E kjo është e dokumentuar, dhe e fiksuar në kujtesën e demokratëve pa asnjë dritë hije.

E mbroja Sali Berishën si figura politike që mori përgjegjësinë e vet dhe u soll si burrë shteti.
Në atë kohë kur e kam mbështetur nuk kam komunikuar me të as “si” as “pse”; ishte bindje e imja.

Mbështetja ime publike për të, nuk është sot një arsye që unë të kërkoj paqe dhe mirëkuptim nga Sali Berisha, por një arsye më shumë, që të kërkoj prej tij përgjegjshmëri në debatin publik.
Mbi të gjtiha i takon atij një guxim njerëzor për t’i thënë vetë gjërat e mira apo të këqija në adresë time apo gjithkujt tjetër.

Por sot shoh sërish skena që përsëriten; shoh se si përpos atyre që e kanë me pastërti reale pjesëmarrjen në përplasjen e brendshme, ka shumë nga ata që i janë sulur e po kacavirren rreth tij, me nuhatje për të përfituar sërish nga ai.

Unë nuk gjykoj këta apo ata aspak!
Natyra njerëzore i ka të gjitha!

Gjykoj dhe kam një reflektim ndaj Sali Berishë-s!
Gjykoj sepse Sali Berisha, ka mundësi që me një fjalë apo gjest, të drejtojë në çast, ndjekesit e ata që kacavirren të pas tij.

Kjo sepse për fat të mirë ose jo, bashkëpunimi me të, më ka mësuar të kuptoj që valenca e tij politike ka ndikim te fortë tek ata që flasin me fjalët e tij, ata që thonë ato që nuk mund t’i thotë dot vetë ai.

Sot Sali Berisha, më e pakta ka detyrë ta përdorë këtë valencë, që ata që sot vërtiten rreth tij mos përdorin linçimin.

Ka detyrë të ndalojë ata që përdorin linçime personale ndaj njerëzve, që ndoshta sot nuk mendojnë si ai, por që për atë vetë, kanë kontribuar e punuar dhe shumë madje.

Dhe këtë nuk ia drejtoj si kërkesë me përulje, por si një reciprocitet minimal!

Dikush që i thotë vetes “burrë shteti”, pasi mbaron së foluri, nuk rri e dëgjon me endje si linçohen nga ushtarët e tij; ata që nuk mendojnë si ai.

Kjo është nga ato besëprerje që nuk kanë lidhje me “burrin e shtetit”.

Ai i detyrohet modelit që duhet të lërë në histori dhe faktit që përfaqëson më shumë se thjeshtë personin e tij individual në trashëgiminë e demokratëve.

I detyrohet të njerëzishmes, etikës dhe politikës që e ka shenjuar për mirë dhe për keq; por që duhet ta shenjojë edhe më shumë për mirë.

Në këtë betejë finale për Sali Berishën do ishte mirë për të dhe të gjithë, të shihej edhe njeriu tek ai.
Në fakt kjo është realisht beteja e tij.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 prill 2026

13 Prill, 2026

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com