InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Arsimi në ditën e tij më të keqe”, Zhupa: Mësuesve u është mohuar prej 8 vitesh dhënia e shpërblimit, paratë shkojnë për oligarkët

17 Nëntor, 2021
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
“Arsimi në ditën e tij më të keqe”,  Zhupa: Mësuesve u është mohuar prej 8 vitesh dhënia e shpërblimit, paratë shkojnë për oligarkët

Buxheti i arsimin tregon fytyrën e vërtetë të kësaj qeverisje e cila ka ndërmarr aktet më antikombëtare ndaj shkollave, mësuesve, nxënësve, pedagogëve dhe studentëve.

Asnjë konsultë me sindikatat për këtë buxhet, asnjë konsultë me universitetet për këtë buxhet, asnjë konsultë me shoqatat për këtë buxhet, asnjë konsultë me bordet e prindërve.Të gjitha këto të pranuara nga vetë ata në Komisionin e Edukimit dhe të Medias. Ky është buxheti i harresës së madhe për arsimin. Ky është një buxhet mjeranë ashtu sic janë mjerane politikat tuaja për arsimin.

Ricikloni cdo fillim mandati premtimin për rritjen e pagave me 40% ndërkohë asgjë nuk ndodhur dhe nuk ndodh! E ka thënë para 4 vjetëve Lindita Nikolla në 12 shtator 2017 nga kjo foltore “ Do të rrisim brenda mandatit rrogat e mësuesve me 40%” .

E tha para disa ditësh Edi Rama të njejten fjali copy-paste. Dhe realisht në 8 vite rrogat e mesuesve janë rritur vetëm 10 mijë lek të vjetra. Po të shikosh normën e inflacionit që aktualisht është 2,5% dhe rritjen që parashikon ky buxhet rreth 6% në 2022 e kupton që mësuesit shqiptar realisht nuk do i shtohet asnjë qindarkë fuqi blerëse.

Ka 8 vite që mësuesve shqiptar u është mohuar dhënia e shpërblimit prej 100 mije lekësh te vjetra ne fund të vitit, shperblim të cilin e kishin marrë rregullisht gjatë qeverisjes demokrate para vitit 2013 dhe qeveria e kishte detyrim ligjor por edhe moral për të vashduar dhënien e këtij shperblimi dhe mundësisht për rritjen e tij. Por zgjodhi ta hiqte fare duke mos e vlerësuar profesionin e nderuar të mësuesit. Dhe nuk e ka parashikuar as për këtë fund viti 2021 dhe as në buxhetin e vitit 2022. Ju ftoj ta reflektoni, jeni në kohë, reflektojeni dhe jepni shpërblim në fund të vitit mësuesve shqiptar, ata e meritojnë, ata e meritojnë për punën që kanë bëre gjatë një viti pandemic ku janë detyruar të paguanin nga xhepi i tyre internet dhe paketa ekstra për celularët e tyre për paisjet po të tyre pasi shteti nuk ju ka dhënë asgjë.
Jepni mësuesve, cojeni paratë e shqiptarve tek shqiptarët dhe jo tek oligarkët.

Fondet e planifikuara në buxhet për trajnimin e mësuesve janë të pamjaftueshme dhe nuk i përgjigjen nevojave që paraqiten në ligj. Trajnimet e mësuesve duhet të jenë falas sic parashikohet me ligj dhe jo ti lihet përsëri barra e pagesës mësuesve të varfër shqiptar. Ligji përcakton që të pakten 3 herë në vit ata duhet të kenë trajnime dhe ata këto trajnime I bëjnë po me paratë e tyre sepse shteti nuk ka para për mësuesit shqiptar.

Shpenzimet e transportit për mësuesit nuk paguhen në masën 100% dhe shumë shpesh herë ato vonohen dhe rasti është konkret, është rasti që deputetja e Elbasanit e ka sjellë për zyren arsimore të Belshit edhe sot nuk paguhen mësuesit.

Sipas Bankës Botërore vetëm 47% e shkollave rurale kanë akses në internet, ndërkohë në buxhet flitet me terma të përgjithshëm retorike mbi dixhitalizim. C`është dixhitalizimi pa internet?! Ku vetëm 47% kanë akses në internet dhe kur e pyesim ministren thot presim ndonjë donator qe të na dhuroj ndonjë tablet ose paketë internet se shteti kaq buxhet, kaq është mundësia. Ndërkohë paratë janë por thjeshjtë zgjidhet që mos të cohen tek arsimi shqiptar.

Sipas shperndarjes se fondeve për investime parashikohet nje ulje për Arsimi i mesem profesional: minus – 1.8 mln euro (-23%), arsim qe e propaganduat me te madhe që do e rilindit ne 2013, por ne fakt ringjallet thjesht deshiren per te braktisur vendin si ne eksodin e 1991. Dhe kurset më të kërkuara sigurisht janë kurset e gjermanishtes por jo sepse ka në shqipëri vende pune që duhet gjuha gjermane por sepse duan të ikin dhe ikin ne gjermani dhe në vende të tjera të Europes.

Kalojmë te arsimi i lartë, rrogat e pedagogëve janë më të ultat në rajon dhe në Europë. Sot një pedagog paguhet mesatarisht 600 euro dhe të mendosh që me këto para duhet të mbaj familjen por edhe të paguaj konferencat jashtë, udhëtimet,fin, librat, etj etj. E kupton sa në disfavor është pedagagu shqiptar për të jetuar edhe punuar me dinjitet.
Dhe pastaj në programin e buxhetit gjejmë terma të mëdhaja; “Ndërkombëtarizim”, ndërkombëtarizim me 600 eruo?! Kur koleget e tij marrin nga 6000 euro dhe kur shteti i përgjigjet dhe universitetet ju përgjigjen, kjo është fytyra reale e qeverisjes tuaj.

Ndërkohë rrogën praktikisht ja keni ulur me marifet e llogaritjes së orëve ata me një njëjtën sasi orësh mësimi marrin më pak sec merrnin si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit, e cila më parë kishte koeficentin 2 për leksionin në Mastër dhe 1.5 për atë në Bachelor, tani I keni barazuar 1 me 1 dhe ata tani realisht marrin më pak kur bëjnë shumë më shumë mund apo aq mund sa kishin bërë më parë.

Pagesa e orëve suplementare të realizuara gjatë një viti akademik bashkohet me pagën mujore kur lëvrohet kjo shumë dhe, meqenëse bashkë me pagën e atij muaj kalon kufirin përkatës, tatohet 23%. Ndërkohë që kjo është vjedhje sepse ato janë bërë punë gjatë të gjithë vitit dhe ose duhet të jepen gjatë të gjithë muajve ose nuk duhet të tatohen 23% sepse nuk ka lidhje me pagen e tij realte të atij muaj por gjithcka është bërë për të futur dorën në xhepin e padagogëve të varfër shqiptar.

Asnjë parashikim në buxhet për te cuar paratë për studentët shqiptare që ti ulen tarifat shkollore ose tju bëhen falas. Sot Kosova dhe nuk po shkojmë në vende të tjera të rajonit, I bëri falas tarifat për studentët, I gjeti paratë në buxhet një shtet më i vogël, një shtet me ekonomi më të vogël por me dëshirën dhe vullnetin për të bërë dicka për studentët e tyre gjë që mungon në Shqipëri dhe e keni treguar gjatë të gjithë kohës.
Ne shqipëri studentët I paguajnë shumë shtrejnt tarifat ndërkohë marrin një shërbim të njëllojt si para 10-20 vjetësh dhe nuk ka ndryshuar asgjë në universitete dhe paratë që duhet të shkonin për studentët, qeveria I djeg në incinerator fantazëm dhe PPP me pronar offshore.
Dhatë një kartë studenti surrogato edhe ajo si rezultat i protestat e studentëve që nuk ofron përfitime konkrete në dobi të studentëve por tallava, bluza e kafe! Biblioteka dixhitale ngeli premtim si një nga të shumtët, kreditë studentore ngelën jetim, jeta sociale dhe sportive e studentëve mbeti një ëndërr e bukur ku qeveria nuk hedh asnjë cent.

Arsimi në Shqipëri është në ditën e tij më të keqe dhe ky buxhet,pa buxhet për arsimin realisht vetëm vështirëson situatën dhe nuk jep asnjë zgjidhje reale, konkretepër nevojat e shkollave dhe universiteteve shqiptare. Jepni paratë për arsimin, ngrihni investimet, nivelin për investimet në arsim, cojeni paratë për mësuesit, për nxënësit, për shkollat se kështu do të boshatisni edhe burgjet sepse sot paguani më shtrejntë një të burgosur se sa një nxënës.

Të Lidhura

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

TË FUNDIT

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com