InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Urdhri i ri, asnjë foto të nxënësve në rrjete sociale. Procedim disiplinor për drejtuesit që shkelin rregulloren

15 Nëntor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Sociale
A A
Shkollat, merret vendimi për Tiranën, Durrësin dhe Lezhën. Qarqet e tjera presin një njoftim të dytë

Vitet e fundit është kthyer në trend publikimi në rrjetet sociale i aktiviteteve që kryhen në shkollë, pa marrë kurrfarë miratimi paraprak nga prindërit e nxënësve e madje as të vetë fëmijës

Por një gjë e tillë nuk do të lejohet më. Drejtuesit e shkollave apo çdokush që menaxhon rrjetet sociale të institucioneve arsimore nuk do ta kenë të lehtë publikimin e aktiviteteve të shkollës në rrjete sociale.

Ata duhet të mendohen dy herë, nëse ajo që do ta shikojnë të gjithë në “Facebook”, “Instagram” a gjetkë bie ndesh me rregulloren “Për administrimin dhe publikimin e materialeve në rrjetet sociale nga drejtuesit e institucioneve arsimore parauniversitare”.

Dokumenti i firmosur në 2 nëntor synon marrjen e masave për të parandaluar cenimin e privatësisë së fëmijës. Nuk janë të pakta rastet kur mësues e drejtues shkolle që përdorin fëmijët, nga ata të çerdhes deri në gjimnaz, për të promovuar institucionin.

KUFIZIMET

Fillimisht çdo shkollë që ka një llogari të sajën në rrjetet sociale duhet të zyrtarizohet, duke e specifikuar fill pas emrit që bart institucioni arsimor fjalën “zyrtare”. Së dyti, duhet të jenë vetëm drejtuesit e shkollave ata që administrojnë rrjetin, jo një person çfarëdo, sipas dokumentit në fjalë. Dhe ajo që caktohet për t’u parë nga të gjithë duhet të jetë e mirëmenduar.

“Lejohet publikimi i aktivitetit që ka lidhje me procesin mësimor, veprimtaritë edukative të institucioneve dhe aktiviteteve të tjera të lidhura”, saktësohet në nenin 7 të rregullores (faksimile bashkëngjitur shkrimit) që flet për administrimin e rrjeteve sociale dhe që ndiqet nga neni 8, i cili numëron gjashtë ndalimet apo kufizimet.

E para ndalon rreptësisht publikimin e të dhënave si foto, filmime të fëmijëve pa miratimin e prindit apo personit që gëzon përgjegjësinë prindërore. Nëse ndodh, çdo foto a video duhet punuar duke sfumuar fytyrat e fëmijëve dhe pa vendosur emrin apo ndonjë të dhënë identifikuese.

Në këtë nen ngarkohen me përgjegjësi, përveç drejtuesit të shkollës, edhe stafi mësimor, për fotot e marra nën drejtimin e tyre apo të materialeve të tjera që publikohen. Materialet me karakter diskriminues gjithashtu bëjnë pjesë në listën e gjërave të ndaluara për publikim në rrjete sociale. Këtë rregullore duhet ta kenë parasysh të gjithë.

Mosnjohja e saj nuk mund të shërbejë si arsyetim për t’iu shmangur përgjegjësisë. Ndërsa mosrespektimi i saj është mjaftueshëm për të nisur procedim disiplinor, qoftë përdrejtuesin e shkollës apo mësuesit që shkelin rregulloren.

“Mosrespektimi i rregullores sipas parashikimeve të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë ngarkon me përgjegjësi civile dhe administrative institucionin arsimor përkatës. Të dëmtuarit i lind e drejta e kërkimit të një kompensimi financiar për dëmin e shkaktuar”, nënvizohet në dokumentin e firmosur nga drejtori i përgjithshëm i arsimit parauniversitar, Selman Hodaj.

Të Lidhura

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm

11 Korrik, 2025
“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës
Aktualitet

“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës

11 Korrik, 2025
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i MOTIT për sot
Aktualitet

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i MOTIT për sot

11 Korrik, 2025
Zbulohet EMRI i modeles së famshme që hyri në burgun e Korçës për një takim “special” me Laert Haxhiun (FOTO)
Aktualitet

Zbulohet EMRI i modeles së famshme që hyri në burgun e Korçës për një takim “special” me Laert Haxhiun (FOTO)

11 Korrik, 2025
TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë
Aktualitet

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë

9 Korrik, 2025
Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit
Aktualitet

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

9 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm

11 Korrik, 2025

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025

“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës
Aktualitet

“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës

11 Korrik, 2025

“Më ka marrë tre vjet…”/ Rudina Dembacaj zbulon si humbi 30 kilogramë: Ishte e tmerrshme…
Show Biz

“Më ka marrë tre vjet…”/ Rudina Dembacaj zbulon si humbi 30 kilogramë: Ishte e tmerrshme…

11 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com