Nga Bashkim Ali Koçi
Padyshim që rasti “Basha” në politikën shqiptare është nga ato raste ku brilantizmi politik i një stili aspak “alla shqiptarçe” ka vështirësitë e veta për tu kuptuar.
Koha në përgjithësi ka vërtetuar se, të till politikanë gjithmonë janë kundërshtuar nga mediokrit.
Këta të fundit nuk mund ta kuptojnë kur një person nuk i nënshtrohet paragjykimeve të trashëguara dhe përdor me kuraje inteligjencën e vet.
Me kurajën dhe inteligjencën e një politikani ndryshe i është imponuar politikës shqiptare me rregulla ndryshe nga çdo paraardhës majtas e djathtas, rregulla të cilat nuk kanë prodhuar zhurmën e zakonshme fokloriko ballkanike, por kan stilizuar profilin e një politikani perëndimor.
Basha në jetën e tij politike ka triumfuar në çfo sfidë, përveçse kur është vjedhur makrabisht nga regjimi….gjë për të cilën ska shqiptar që s’bie dakord
-8 janar 2005 KOP – Promovimi në politikë dhe fitorja e betejës së parë politike.
-Ministër i Punëve Publike, ministri i rrugës Durrës – Kukës
-Ministri i Jashtëm, ministri i misionit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
-Rezultat historik në Elbasan.
-Ministër i Brendshëm, përmbushja e “detyrave të shtëpisë” për liberalizimin e vizave
-Beteja për Tiranën, fitorja kundër Ramës.
-2013 Kryetar i parë i PD me parimin 1 anëtar 1 votë ku mori mbi 80% te votave
-Fillimviti 2016 inicues i miratimit të ligjit për dekriminalizimin. Faqe e re në politikën shqiptare.
– 2017-2018 udhëhoqi të gjithë proçesin denoncues të vjedhjes, blerjes, shantazhimit, kriminalizimit të votës nga “rilindja” duke ja arritur ta kthejë në kauzë për opozitën.
– 2019 Frymëzues dhe udhëheqës i dhjetë protestave më të mëdha në historinë e demokracisë shqiotare.
-2021 fushatë brilante dhe program progresist në perballje me një masakër zvjedhore
-2021 rizgjedhur kryetar i PDSH me parimin një antar një votë..
Ekuilibrues, parimor, i vendosur dhe i qartë në misionin e tij Basha padyshim që do shkruaj rreshtat e tij në historinë politike shqiptare me shkerrmoqjen e masakres zgjedhore të zgjedhjeve 2021 dhe pergatitjen e kushteve për ardhjen ne pushtet të PD.
Koha është vertetuesi më i mirë.
Retorikat deformuese janë thjesht popularizma momental vlera e të cilave do bie shum shpejt.











