Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota.
Bëhet me dije se Çota është zëvendësuar nga Ermir Çela, i cili është pedagog i jashtëm në departamentin e Matematikës në “Aleksandër Xhuvani”.
Teksa është shkarkuar Çota, paralajmërohet se do të ketë një valë shkarkimesh të drejtorëve në disa institucione, në mënyrë që të rritet performanca e punës.










