InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Teuta, mbretëresha që i bëri ilirët një ndër shtetet më të fuqishme të Mesdheut

29 Tetor, 2021
in Artikuj, Histori
A A
Teuta, mbretëresha që i bëri ilirët një ndër shtetet më të fuqishme të Mesdheut

Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është Mbretëresha Teuta. Pavarësisht se të dhënat që na vijnë për jetën e saj nga burimet antike janë fare të pakta, ashtu sikurse dhe koha e qëndrimit të saj në krye të Mbretërisë Ilire ishte tepër e shkurtër, Teuta renditet midis grave më të rëndësishme të të gjithë botës antike.

“Nuk është rastësi që pikërisht në kohën e mbretërimit të saj, që në fakt u ndërpre në mënyrë brutale e të parakohshme nga ndërhyrja romake në Iliri, Mbretëria Ilire arriti zgjerimin më të madh gjeografik duke u shtrirë nga Neretva në veri të Ballkanit e deri në Ambraki në jug”, thotë për Gazetasi.al Marin Haxhimihali, profesor i Historisë Antike në Fakultetin Histori-Filologji.

Haxhimihali shprehet se gjatë mbretërimit të saj, Mbretëria Ilire njohu një lulëzim të madh.

“Gjatë mbretërimit të Teutës, Ilirët arritën një bilanc të jashtëzakonshëm duke përmbysur ekuilibrat që ekzistonin që nga koha e Pirros. Ata morën nën kontroll të gjitha qendrat strategjike siç ishin qyteti Foinike (Finiqi i sotëm), kryeqendra e Lidhjes Epirote apo edhe ishullin e Korkyrës (Korfuzi i sotëm). Jashtë kontrollit të Mbretërisë Ilire mbetën vetëm kolonitë greke të Isës, Dyrrahut dhe Apolonisë. Këto fitore erdhën si rezultat i veprimeve të vendosura luftarake si në tokë ashtu dhe në det. Historiani Pierre Cabanes shkruan se ‘depërtimi i Ilirëve në Epir dhe marrja (në vitin 230 para erës së re) e Foinikes, njërit prej qyteteve më të rëndësishëm të Epirit nga ana e Ilirëve të Teutës, të kujtojnë trimëritë e Bardhylit që mundi Molosët në vitin 385 para e.r.”, vijon historiani, transmeton tutje KultPlus.

Marin Haxhimihali, profesor i Historisë Antike në Fakultetin Histori-Filologji

Por, përpos të dhënave të tërthorta që janë nxjerrë në lidhje me aftësitë drejtuese të mbretëreshës Teuta, ekzistojnë shumë pak të dhëna mbi personin e saj.

“Disa burime romake përpiqen ta denigrojnë figurën e saj. Kështu p.sh. Apiani flet për ‘karakterin e saj prej gruaje mendjelehtë’, por duhet pasur parasysh se historiografët romakë denigrojnë në mënyrë konstante të gjithë armiqtë e Romës, pothuajse pa asnjë përjashtim, kështu që në këto kushte ky pasazh duhet marrë me rezerva. Nga ana tjetër faktet e luftës përshkruhen në mënyrë më reale kështu që pohimi i historianit tjetër romak Florit, mbi ashpërsinë e sjelljes së ilirëve të udhëhequr nga Teuta, nuk duhet të ketë qenë shumë larg së vërtetës: ‘Ambasadorët tanë që me të drejtë u ankuan për mizoritë e tyre ranë viktima jo të shpatave, por të sëpatave, kurse kapitenët e anijeve u dogjën të gjallë. Kulmi ishte se urdhrat jepeshin nga një grua”, thotë historiani.

Në lidhje me figurën e mbretëreshës në krye të Ilirëve, sipas historianit ajo që duhet nënvizuar është fakti se kjo grua e fortë arriti të imponohej edhe në çështje të luftës, të cilat historikisht kanë qenë thuajse në të gjithë popujt e botës ekskluzivitet i burrave.

“Prania e një gruaje në nivelet më të larta të shtetit ilir, pikërisht në momentin kur Mbretëria Ilire ishte një ndër shtetet më të fuqishme të Mesdheut, flet për pozitën e gruas në shoqërinë ilire, që ishte shumë më e përparuar sesa ajo e grave tek popujt e tjerë të Antikitetit, përfshirë këtu edhe Greqinë dhe Romën”, përfundon historiani Haxhimihali për Gazetasi.al.

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër
Aktualitet

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

25 Mars, 2026

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com