Sot në fakt po jetojmë në dy Shqipëri paralele njëra në kufijtë e perfeksionit e tjera ë stratosferat e korrupsionit.
Po flitet prej ditësh tashmë për krizen energjitike që në fakt është e pranishme kudo në Europë për momentin madje dhe në Shqipëri kryeministri I vendit me një akt të pashembull doli dhe raportoi krizen e madhe që do mbërthejë vendin që e para nuk është një vend I varur dhe që ndikohet nga kriza e gazit sepse nuk kemi rrjet gazifikim dhe e dyta jemi një vend që nuk varemi nga energjia e përfituar nga gazi natyror.
Në ditën kur kryeministri Rama lajmëroi dhe konferencën e “jashtëzakonshme” për shtyp unë personalisht nuk prisja dicka më shumë madje isha I sigurt që do ishte njësoj si Ylli Bufi në 1991-shin kur me zërin e ngjirur dhe sytë e lotuar I lajmëroi shqipëtarët se kemi edhe 6 ditë bukë,
Tha që do hartohet një plan që mos të rrezikojmë të mbetemi pa energji dhe që familjet shqipëtare të mos preken nga cmimet,e vendosi veten në rolin kryesor atë të shpetimtarit mbase dhe I ndikuar nga imagjinata “artistike” që e karakterizon por që më shumë ishte si ata që të vrasin naten e të qajnë ditën.
Ajo që po ndodh nuk është një krize energjitike por një krizë e pastër korrupsioni dhe ata që e shkaktuan sot po marrin shpatat e fitimtarit e po mbulojnë atë maces,
Ajo që nuk tha kryeministri atë ditë dhe gjithë këto ditë është se Shqipëria dhe në vitin 2018-te që ishte dhe një vit I vështirë për shkak të thatësirave Shqipëria eksportoi 17 milion dollarë energji eletrike në 6 mujorin e parë dhe me një fitim prej 30 milion dollarë po këtë vit ndërkohë në 2021-shin sipas shifrave zyrtare të KESH vendi ynë eksportoi 4 herë më shumë energji elektrike duke qënë se dhe pse me një mot të mbizotëruar nga temperaturat e larta që sollën thatësira kaskadat e hidrocentraleve nuk arriten në asnjë moment në limite.
Foli për mbrojtje konsumatori por në vitin 2015-te u rrit cmimi I energjise për kv|orë në një mesatare 10.6 lekë nga 7.7 lekë e deri në 13.5 lekë për ata që konsumojnë më shumë se 300 kv|orë,
Them krizë korrupsioni sepse prej vitesh OSHE është parë si një sektor ku jo vetëm vidhet shumë por dhe mban gjithë lumin e militantëve që japin vota në fushatë.
OSHE është një nga institucionet më rrogat më të larta dhe me shpenzimet më luksi.
Sot ata që trumbetojnë flamurin e fitores janë ata që e zhyten sistemin energjitik në kolapsin ku është sot.
Pas tërmetit dhe pandemisë qytetarët shqipëtarë po përballen sot me rritje cmimesh,që nga cmimi I bukes me 10 lekë e deri tek gjithë produktet e shportes nga vaji e kështu me radhë.
Sot shqipëtarët po paguajnë më shumë,po përballen me cmime të larta dhe rroga të ulëta,
Sot jemi të fundit në rajon me nivelin më të ulët të pagave ndërkohë sipas Eurostat Shqipëria ka sot mesataren e të ardhurave për frymë, sa 31% e mesatares së vendeve europiane.
Në vend të krizave të korrupsionit sot është më logjike të merresh me krizen e varfërisë ku në gjithë qarqet e vendit niveli I papunsisë është rritur me 30% dhe numri I familjeve që po trajtonen me ndihmen ekononike absurde po rritet githashtu.
Jemi një vend që po ikin rinia e po I shuhet e ardhmja,
Sistemi shëndetësorë në kolaps dhe gjithmonë e më shumë kemi konsumatorë të pa mbrojtur dhe gjithmonë e më shumë të rrezikuar me vendet e punes.
Cmimet e rritura sot janë një problem thelbësorë,me gjithë propaganden se nuk do preken shtreasat në nevojë sot shtresat në nevojë janë jo vetëm më të prekura por dhe ata që e vuajnë cdo ditë rendimin e cmimeve të produkteve të shportes dhe gjithmonë e më shumë po bëhen të pamundur për të ndjekur studimet e fëmijëve,sot kemi njerëz qe mbijetojnë dhe kanë vite që nuk “jetojnë”.
Thonë që shtresat në nevojë nuk paguajnë asgjë në fakt jo me një taksim direkt por dhe taksimi inderekt është po kaq i fuqishëm,sot ne paguajmë 20% TVSH në cdo produkt që blejmë,pa harruar karburantin si dhe premtimin “elektoral” për heqjen e akcizes për bujqësinë mbetet ende një premtim i pambajtur pasi sot naftë pa akcize marrin vetëm jahtet lukzose që ankorohen në bregdetin shqipëtarë,furnizohen dhe kthehen andej nga erdhen.
Jemi një vend që po lëngon nga papunsia,me nivel kriminaliteti gjithmonë në rritje,cmime në rritje por me një mirëqënie që qëndron në vend duke u rrezikuar gjithmonë më shumë.
Nje vend që nuk ofron më mundësi e që po vritet cdo ditë mes vedit.do thoshte At Zef Pllumi.
Sot është një ditë e re dhe të ngrihemi në lartësinë që na takon dhe të protestojmë për rritjen e cmimeve si dicka që tashmë po prek cdo qytetar,asaj të varfërisë e të korrupsionit që duhet cmontuar me cdo kusht!
Është koha të jemi bashkë se vetëm bashkë dhe vetëm NE mund ta bëjmë Shqipërinë,
Ska krizë tjetër në këtë vend përvec asaj të varfërisë sot.e që do ketë pasoja edhe më të rënda nesër.











