Xhelal MZIU, deputet i PD, qarku Diber
Miliarda të tjera për Unazën “e florinjët” të Tiranës, ndërsa qytetarët janë zhytur në krizë të thellë ekonomike!
ARRSH: 10 mln euro shtesë, për plotësim punimesh!!
Unaza e Madhe e Tiranës, përthithë të tjera miliona nga buxheti i shtetit pavarësisht kritikave nga ekspertet se kostoja financiare e këtij projekti është tepër e madhe.
Tender 10 milionë euro pritet të jepet në nëntor për plotësim punimesh në Lotin 2.
Ditë me parë u mbyllën tenderat prej mbi 100 milionë eurosh për 6 lote në pjesën lindore të Tiranës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka planifikuar që të shpenzojë rreth 10 milionë euro shtesë, për “Plotësim i punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore, Loti 2”.
Dhe pse është shoqëruar me kritika të shumta dhe me dyshime për abuzime financiare, kostoja 20 milionë euro për kilometër po përsëritet dhe në ndërtimin e këtij segmenti të Unazës Madhe.
Sipas të dhënave zyrtare, nga ish-rrotullimi i Shqiponjës deri tek zgjatimi i Bulevardi i ri, janë parashikuar këto shpenzime;
- Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2”, me fond limit 2.486 miliardë lekë të reja.
- Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri – Shkozë, Urat mbi lumin Tirana, me fond limit 2.6 miliardë lekë të reja, si edhe
- Plotësimi rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT, me fond limit 2,375 miliardë lekë të reja.
- Punime plotësuese në lotin nr.2 me fond limit 10.8 miliardë lekë të reja.
Ekspertë ndërtimi dhe kritikë, me të drejtë projektin e Unazës së Madhe e konsiderojnë si “rruga e florinjtë”, për shkak të kostove tepër të larta dhe pse në terren fushor dhe shumë pak vepra arti.
Shqiptarët në krizë të thellë ekonomike për shkak të rilindjes, ndërkohë qevetia shpenzon miliona euro për investime abuzive (kosto më e lart se në vendet e BE).
Rama në delir, së shpejti me “raketa hapësinore”!