InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Konservatorizmi i Berishës si Ligji 7501 pro-Pronave! – Nga Artur Roshi

17 Tetor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Konservatorizmi i Berishës si Ligji 7501 pro-Pronave! – Nga Artur Roshi

Nga Artur ROSHI

Turi i “Foltores” nëpër Shqipëri brënda Partisë Demokratike është duke konkretizuar një garë politike midis z.Berisha dhe z.Basha.Në këtë kuptim nuk ka asgjë të keqe. Për të qenë të vërtetë, është më mirë se gjithë 30 vite që nuk ka patur kurrë garë të vërtetë brënda saj.

Natyrshëm lindin disa pyetje: Cila ishte shtysa e kësaj gare midis z.Berisha dhe z.Basha ? Interesi personal apo ai parimor? A do të ketë sukses me definicion marrjen e pushtetit nga gjithë Opozita ? A ka mundësi që PD të bëhet përveç Partisë Liberale që është edhe Parti Konservatore ?

Po i marr me radhe: Cila ishte shtysa e kësaj gare midis z.Berisha dhe z.Basha ? Interesi personal apo ai parimor ?

Sipas meje, ne jemi një shoqëri e prapambetur, jo e zhvilluar, që do të thotë se shoqëritë e prapambetura lëvizin mbi interesa të vogla të lokalizuara në persona dhe grupe të vogla që zotërojnë dhe kontrollijnë pushtet, ndërsa shoqëritë e zhvilluara lëvizin mbi interesa të gjera parimore në vizonin e të ardhmes dhe brenda tyre përfshihen dhe interesat e personaliteteve politike që zotërojnë pushtetin.

Në këtë logjikë shtysa e kësaj gare është për interesa personale të liderve.

Një filozof konservator thotë se udhëhqësit luftojnë për interesat e tyre, por me interesat e tyre përputhen dhe interesat e një pjese të popujve.

Këtu vlen të themi se sa janë interesat e shqiptarëve të përputhura me interesat e z.Berisha apo të z.Basha ?

Pra, Vijmë tek pyetja tjetër :A do ketë sukses me definicion marrjen e pushtetit nga gjithë Opozita ?

Unë them se interesat e shqiptarëve nuk përparojnë dot pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Asnjë qeveri nuk mund të qëndrojnë në se nuk e pranojnë fuqitë e mëdha të perëndimit që garantojnë qëndrueshmërinë e planetit politik.

Mjafton të kujtojmë Napolonin që kërkonte mbështetjen e Anglisë dhe Austrise, por pa u larguar në vite le të kujtojmë Ciprasin e Greqisë që i ra qeveria për tre muaj derisa ju bind gjermanisë, qeveria Kurti ra për dy muaj se ishte kunder SHBA, sot që ka mbështetjen e saj vazhdon potent duke treguar ndaj Serbisë mëvetësinë kombëtare.

Pra Akrepat orës politike Amerikane drejtohen nga z.Basha dhe jo z.Berisha.

Këtë që z.Berisha bën sot, duhet ta kishte bërë mbas humbjes në 2017,gjë që të gjithë kishim pritshmëri se do e bënte, pra të deklaronte Bashën Kryeministër dhe vetë të mbante Partinë si garanci për kontributet e njerëzve.

Defekti i z.Basha u lexua që gjatë 4 vjetshit të parë se,

z.Basha e drejton PD si Ministri, pra si pushtet egzekutiv dhe jo si pushtet politik që kërkon organizim të njerëzve nëpërmjet empatisë dhe jo urdhërit.

Pyetja e fundit: A ka mundësi që PD të bëhet përveç Partisë Liberale që është edhe një Parti Konservatore ?

Në promocionet tregëtare kësaj i thonë dy në një. z.Berisha nuk e mori PD rastësisht në 1992.Ai ishte një nga njerëzit më inteligjentë të ish-Komunistëve që u shfaqën kundër regjimit diktatorial duke u pozicionuar si komunistë liberalë.

z.Berisha kuptoi se impostimi pro-politikave perëndimore në qeverisjen e parë të tij do ishte suksesi që njerëzit kërkonin.

Sinqerisht sa herë diskutojmë për politikat e z.Berisha më kujton këngëtarin e famshëm Italian Eros Ramazzotti që gjithë karrierën e tij në muzikë e ka mbi një Zë të Impostuar dhe vetëm të parën ka në zërin e vet origjinal.

Po a mund të ketë Impostimi sukses në politikë si zëri në muzikë ?

Unë them se jo, sepse në politikë ke të bësh me impostimin e bindjes të cilën nuk mund ta bësh kurrë edhe nëse imposton besimin, por edhe se impostimi në politikë është proces dhe jo një moment i caktuar që mund të kalohet.

Në këtë kuptim, z.Berisha në ngritjen e PD si një Parti Liberale mbi filozofinë politike liberale mbështetur në Impostimin e tij ndaj kësaj filozofie nuk ka rezultuar e sukseshme që mbas 2013.

Nga ana tjetër sipas meje Impostimet duhet të jenë me shtangësi të përafërt (p.sh. Ne nje konstruksion mbajtës

nuk mund të lidhësh Polisterolin me Hekurin,por Hekurin me Betonin),pra mund të shkosh nga Komunist në Liberal , por asnjëherë nga Komunist në Konservator, edhe pse ke inteligjencën për të kuptuar se të duhet.

Si do ta bëjë z.Berisha “Konservatorizmin” ? Apo do emërojë një Godole tjetër për ish të përndjekurit ?

Do ta bëjë, si Ligjin e Pronave për të cilin bëri disa Ligje?

  1. a) Bëri Ligjin 7501 për tu marrë tokat Pronarëve.
  2. b) Bëri Ligjin e Kthimit dhe Kompesimit për tua dhënë ish-Pronarëve.
  3. c) Bëri Ligjin e Legalizimeve për tu dhënë tokën zaptuesve.

Cili Ligj nga këta përputhet me Parimet e Konservatorizmit që Lirinë dhe Pronën i sheh të lidhur ngushtë.

Do ta bëjë Konsevatorizmin, Si Ligjin e Dëmshpërblimit të Ish të Përndjekurve Politikë ?

  1. a) Ku për çdo humbje jete shpërblehesh sikur ke bërë 8 vite burg.
  2. b) Ku dëmshpërblimi nuk përputhet me Statusin e Ish të Perndjekurve dhe demshperblimi fillon me fillimin e Pushtetit Komunist dhe jo që nga 1941
  3. c) Ku disa kategori të përndjekurish i ke lënë jashtë dëmshpërblimit.

Partitë Konservatore në Shqipëri janë Balli Kombëtar Demokrat dhe Legaliteti dhe nuk ka nevojë z.Berisha të sforcohet, mjaft që PD, të lejojë votën e lirë dhe hiearkinë e saj brënda koalicionit të djathtë.

z.Berisha nuk mund të bëjë një “Parti Demokratike” si Parti të të gjithë popullit njëlloj si Parti e Punës, ku brënda saj të ketë komunistë, komunistë liberalë, asnjëanës mëndjeprishur, ballistë, legalistë, flirtues interesash.

Eshtë njëlloj sikur të thuash se për ndërtimin e një Pallati mjafton vetëm një Inxhinier dhe ai i bën të gjitha, projektin elektrik se e ka idene,projektin arkitektonik se e ka idene, projektin konstruktiv se eshte profil i tij, projektin ngrohje ventililit se e ka idenë, zbatimin e objektit se është i thjeshtë.

Ne nuk kemi ndonje shembull në botë që në një Parti të jenë dy parti ,një Liberale dhe një Konservatore.

Konseratorët i përmbahen Zakonit dhe një nga Parimet kryesore është vazhdimësia.Tani z.Berisha ça zakoni politik ka ? Le të marrim të fundit si Liberal.

Pësa i përket Parimit të vazhdimësisë nuk e bën dot vazhdimësinë e Mid’hat Frashërit, i cili e ka ideuar për herë të parë në vendin tonë Filozofinë Konservatore Moderne Europiane sipas Paimeve të Burke-s, të cilën sot në politikën shqiptare e aplikon Partia e Mid’hat Frashërit Balli Kombëtar Demokrat.

Partia Demokratike si Parti Liberale e Qendrës së Djathtë, si forca më e madhe e koalicionit Opozitar mund të jetë dakort për Parimet Konservatore por nuk mund ti ketë prioritet dhe ti Aplikojë ato.

Shembull eshte ligji i pronave. Ka qenë dakort ne parim se prona është e rëndësishme por nuk ka patur bindje të qartë që të bënte një Ligj Pronash të vetëm, etj.

Them që më mirë PD të mundohet të krijojë hapsirat që ajo ka bllokuar në mënyrë artificiale për zhvillimin e Filozofizë Konservatore, nëpërmjet Partive flluskë që ka stimuluar të krijoheshin për të zbehur Ballin Kombëtar Demokrat dhe Legalitetin si Parti të vërteta Konservatore.

Konvergimi i dy filozofive politike Liberale dhe Konservatore jep produktin e se djathtes ne te gjithe boten.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Goditet skema e mashtrimit në Gjirokastës/ 35 biznese viktima të 26-vjeçarit që hiqej si zyrtar

28 Mars, 2026

Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier
Aktualitet

Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier

28 Mars, 2026

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë/ Të plagosurit dërgohen te Spitali i Traumës
Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë/ Të plagosurit dërgohen te Spitali i Traumës

28 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Mars 2026

28 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com