Nga Aleks KAPLLAJ
Fituesit e çmimit Nobel në shkencat e ekonomisë të këtij viti, hedhin poshtë teoritë skllavëruese të promovuara nga Rama, i cili mbron pagesat minimale të disa punëdhënësve shqiptarë, që janë të nivelit të varfërisë absolute dhe që i sfidon me importimin e krahut të punës nga Bangladeshi.
Këtë propagandë skllavëruese elektorale ai e paraqiti si një alternativë për uljen e papunësisë në Shqipëri, që është më e larta në Europë, por me efekte të kundërta.
Në ndihmë të punëtorëve shqiptarë, të braktisur nga sindakatat, vijnë studimet disa vjeçare të shkencëtarëve ekonomistë, të cilët hedhin poshtë teoritë propagandistike e demagogjike të Ramës, për uljen e papunësisë duke mbrojtur pagat skllavëruese të shumë biznesmenëve të paskrupullt në Shqipëri.
Ekonomistët David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens fituan çmimin Nobel për ekonominë akorduar nga Akademia Mbretërore Suedeze me 11 tetor të 2021. Motivacioni për çmimin ishte: “Përmes eksperimenteve në terren, ata kanë analizuar efektet e pagës minimale, emigracionit dhe arsimit në tregun e punës dhe na kanë ofruar informacione që kanë treguar se çfarë rezultatesh mund të nxirren nga eksperimentet natyrore në raportin shkak efekt”.
Studimet në fillim të viteve 1990 sfiduan bindjet konvencionale, duke çuar në analiza të reja dhe njohuri të mëtejshme”.
Në veçanti, David Card ka analizuar efektet e pagës minimale, emigracionit dhe arsimit në tregun e punës dhe ka treguar se rritja e pagës minimale nuk çon domosdoshmërisht në një ulje të vendeve të punës ”. Një nga studimet e tij më me ndikim, në vitet 1990, krahason punëtorët e Fast Foodeve në shtetet fqinje të SHBA, në njërin prej të cilëve, kompania sapo kishte rritur në mënyrë të konsiderueshme pagën minimale, ndërsa në shtetin fqinj ato nuk ishin rritur. Si përfundimin, rritja e pagës minimale në New Jersey, nuk kishte ndikuar në rritjen e papunësisë.
Puna tjetër e Card ka përfshirë një studim se si një rritje e mprehtë e migrimit nga Kuba në Miami ndikoi në pagat dhe punësimin pas vendimit të Fidel Castro në 1980 për të lejuar njerëzit të largoheshin nga Kuba.
Në një periudhë katër mujore, 125,000 Kubanë mbërritën në Miami, duke rritur fuqinë punëtore me 7%, por një krahasim me katër qytete të tjera të SHBA, nuk gjeti efekte të dëmshme në vendet e punës ose në pagat e punëtorëve me rrogë të ulët të vendasve.
Angrist, 61 vjeç, profesor në Institutin e Teknologjive në Masaçusets dhe Imbens, 58 vjeç, profesor në Stanford, iu dha Nobeli “për kontributet e tyre metodologjike në analizën e shkakut dhe pasojës”.
Angrist dhe Imbens, të cilët ndanë gjysmën tjetër të Çmimit në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobel, fituan vlerësime për punën e tyre në marrëdhënien midis arsimit dhe të ardhurave, siç është ndikimi në të ardhurat e një viti shtesë në shkollë.
Pra nobelistët në ekonomi, arritën në konkluzionet se efektet pozitive të shkollimit për të ardhurat ekonomike, mund të llogariten në formula empirike dhe janë në proporcion të drejtë, ashtu si dhe rritja e pagave të ulëta ndikon në uljen e papunësinë dhe ka një efekt pozitiv në rritjen e të ardhurave ekonomike familjare dhe në pasurinë e kombëtare te vendit përkatës.