Nga Pëllumb Nako
Ajo që po ndodh në PD është treguesi më i qartë i nivelit dhe pjekurisë politike jo vetëm të kësaj partie, por i të gjithë shoqërisë civile shqiptare. Hermetizimi i PS nuk lejon të lexohet pjesa tjetër e shoqërisë që është absolutisht e njëjtë. Në PD sot po ndodhin disa ngatërresa që personifikojnë çoroditjen e shoqërisë sonë:
– Autoriteti kuptohet si fuqi e postit dhe jo si fuqi ndikuese mbi të tjerët.
– Liria individuale konceptohet shumë afër kaosit ku secili mund të dalë publikisht dhe të masakrojë tjetrin ose edhe drejtuesin.
– Disiplina politike brenda radhëve të partisë konceptohet si shantazhim me video për të pabindurin.
– Çdo kompromis ka vlera deri në momentin kur preket interesi personal.
– E vërteta individuale e secilit nuk arrin të kthehet në të vërtetë të gjithë partisë.
– Parimet e shfaqura nuk korrespondojnë me ato të mbajtura nën banak.
– Këndvështrimi për militantëtë mbetet i njëjtë: mbështet ai që josh më shumë.