Nga Dr. Sonila Tanku-DAIU
Demokracia është parimi bazë i botës në të cilën jetojmë sot, ose të paktën ashtu duhet të jetë. Një demokraci që mbetet e tillë përtej interesave personalë apo sulmeve politike. Vlerat e saj shihen dhe provohen gjithnjë në situata të vështira, ku pavarësisht vendimeve që merren, duhet të ekzistojë liria e fjalës, liria e zgjedhjes individuale, drejtësia dhe barazia.
E pikërisht në këto momente, sa të vështira aq të rëndësishme, dallohet integriteti i gjithsecilit. I atyre që i qëndrojnë besnik besimeve të tyre, që zgjedhin të dëgjojnë dhe respektojnë, që nuk bien pre e sulmeve pasi besojnë fort në atë çka janë e përfaqësojnë. Por fatkeqësisht ka gjithnjë individë që vlerat e tyre i gjejnë vetëm në cënimin e figurës së personave të tjerë, që zgjedhin parimet e demokracisë vetëm kur i leverdis interesave të tyre personalë. Është e kuptueshme që e gjithë kjo vjen nga persona të paplotësuar e jo të arrirë në qëllimet e tyre, zhytur në komplekse. Por harrojnë që në demokraci, falë bazës së saj të fortë, të gjithë kanë mundësi për t’u rritur pa baltosur figurën e dikujt tjetër, kanë mundësi të bëjnë përpara duke respektuat njëri-tjetrin.
Sulmet vijnë gjithnjë nga persona që janë më poshtë se ty, por një individ i arrirë me themele të forta nuk lëkundet asnjëherë.
T’i qëndrojmë demokracisë dhe dinjitetit besnikë!











