Gledis Nano është emëruar ditën e sotme Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pasi paraardhësi i tij Ardi Veliu dha dorëheqjen. Nano është betuar vetëm para pak minutash duke u zotuar të respektojë e mbajë me nder flamurin e Policisë së Shtetit.
Kandidatura e tij u firmos nga zv/Kryeministri Arben Ahmetaj, në mungesë të Kryeministrit Edi Rama. Para se të merrte detyrën e drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka qenë drejtor i strukturës së anti-Terrorit. Gledis Nano, si pjesë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, por jo si drejtues, është kujdesur për njërën prej dosjeve më të bujshme të viteve të fundit, atë të “imamëve” që u arrestuan dhe dënuan për terrorizëm, në vitin 2003.











