Nga Sonila MEÇO
Kë tentojnë të bindin debatet e mbrëmjes në tv:
– Ata që votojnë PS-në?
– Ata që votojnë PD-në?
– Ata që nuk votojnë fare?
– Pensionistët me votë, që nuk vlen për asgjë?
– Gratë potenciale për viktima të dhunës?
– Burrat e papunë, që përtojnë të prekin punë me dorë?
– Rininë e Bllokut?
– Diasporën e zgjimit në 6 të mëngjesit?
– Mësuesit e tre turneve?
– Prindërit e fëmijëve me tre turne?
– Ty?











