Nga Eva METAJ
Në librin “Situatat”, shkrimtari dhe filozofi francez J. P. Sartre, përdor shprehjen: “ Lufta brenda llojit”, me të cilën nënkuptonte luftën që bëhej brenda një partie.
Luftën për pushtet, luftën për karrige!
Por ai i referohej më së shumti Partisë që ishte në pushtet,luftës së vazhdueshme së karrieristëve brenda Partisë!
Për të qarë kjo qe po ndodh brenda Partisë Demokratike!
Lufta brenda llojit, në kohë krize e opozite!
Kampi Basha! Kampi Berisha!
Mbështetës të Bashës që shajnë gjithë ditën mbështetësit e Berishës dhe anasjelltas!
Të mjerë!
Pse qani hallin e karriges së Bashës dhe të Berishës dhe nuk qani hallin e Partisë Demokratike?!
Fatin e Partisë Demokratike!
Nuk kam dashur kurrsesi të reagoj për këtë situatë, por jam shokuar nga statuse me fyerje e ofendime kunddrejt Bashës, duke harruar që Basha është demokrat si ne, nuk është armiku askujt në PD!
Jam shokuar akoma me shumë kur kam lexuar statuse ofenduese per liderin historik te Partisë Demokratike, Berishën,:” Berishës i iku koha, Berisha u plak, Berisha të iki sa më parë”
Historia nuk plaket!
Historia nuk zhduket!
Historia nuk venitet!
Na i keni shpifur!
Dikujt i beri nder Basha, e futi në Keshill Kombetar, i duket sikur eshte cuar drejtor në Amerike dhe fillon dhe shan Berishen!
Dikush ka qene drejtor i elektrikut në kohe të Berishës dhe fillon dhe kthen në armik Bashën!
Në këtë situat i fituar del Rama!
Qesh e zgërdhihet nga mëngjesi në darke me Demokratët faqezinj që dalin nëpër studio televizive dhe fillojnë i thonë 100 të zeza njeri tjetrit!
Askush nuk mendon për Partine Demokratike!
Gjithsecili mendon për vete!
Ndihem realisht shumë keq që kjo po ndodh në Partine Demokratike!
Ndihem shumë keq kur lexoj lloj-lloj reagimesh të cekta që thjesht favorizojne kundershtarin!
Mblidhni mendjen e kokes se e keni kthyer këtë parti në parti pazaresh!!!
Teksa shkruaj këtë status më kujtohet një fjali e deputetit të nderuar Tomor Alizoti : “ Po unë ç’dua këtu?”
Në gjak e në zemer gjithmonë PD











