InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbështetja BB-së: Gratë në Shqipëri qasje më të madhe në tregun global digjital të punës

22 Shtator, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Sociale
A A
Mbështetja BB-së: Gratë në Shqipëri qasje më të madhe në tregun global digjital të punës

“Digital Jobs Albania” është një nismë e re e Bankës Botërore që synon të ndihmojë gratë në Shqipëri të zgjerojnë aksesin ndaj mundësive për punësimi online dhe të vendosin lidhje me ekonominë globale. Nisma do të ofrojë një kurs trajnimi intensiv 3-mujor për aftësitë digjitale për vajzat dhe gratë e moshës 16-35 vjeç, duke i pajisur ato me njohuritë e duhura që u mundëson akses në punësimin online si profesioniste të lira për dizajn grafik, krijim faqesh në internet dhe marketing digjital.

Zhvillimi i tregjeve të punës online për profesione të lira po ofron mundësi të reja për shqiptarët që të lidhen me ekonominë globale. Faqet e internetit si Upwork, Fiverr dhe People Per Hour u japin mundësi shqiptarëve që zotërojnë aftësitë e duhura, të punojnë online për projekte të porositura nga kompani dhe individë kudo në botë, pra qenë nevoja të lëvizin nga vendbanimi i tyre.

Veçanërisht gratë pritet që të përfitojnë nga këto mundësi të reja punësimi. Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës së grave në Shqipëri është ende 14.6 pikë përqindje më e ulët se sa ajo e burrave. Sipas të dhënave të vitit 2020 të Institutit Kombëtar të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), hendeku gjinor i pagave mbetet 6.6 përqind. Zhvillimi i modelit të punës së pavarur në internet mund të luajë një rol të rëndësishëm në ngushtimin e këtyre hendeqeve. Oraret fleksibël të punës dhe aftësia për të punuar nga shtëpia mund të ndihmojnë më shumë gra e vajza me aftësitë e duhura të qëndrojnë në tregun e punës dhe të fitojnë pavarësi financiare.

Nisma Digital Jobs Albania, e zbatuar në partneritet me Qeverinë e Shqipërisë, do të ofrojë një program trajnimi online për të pajisur pjesëmarrësit e përzgjedhur me aftësi teknike të kërkuara nga tregu i punës. Nisma gjithashtu do të sigurojë mentorim për pjesëmarrësit dhe do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë e duhura për të konkurruar me sukses për projekte pune në faqet e internetit të profesioneve të lira.

“Kjo nismë ofron një mundësi shumë të mirë për gratë shqiptare për të përfituar njohuri digjitale dhe për t’u bërë pjesë e ekonomisë online – një model për të nxitur projekte të ardhshme në këtë fushë,” thotë Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë. “Askush nuk duhet të mbetet mbrapa në transformimin e vazhdueshëm digjital.”

Nisma është pjesë e angazhimit më të gjerë të Bankës Botërore në Shqipëri për të ndihmuar vendin të shfrytëzojë mundësitë ekonomike që lidhen me tregtinë digjitale të mallrave dhe shërbimeve.

“Shqipëria e ka njohur rëndësinë e tregjeve digjitale si një mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit. Ne kemi mobilizuar një ekip përfaqësues nga Banka Botërore për të mbështetur këtë përpjekje përmes kësaj nisme të re dhe të tjerave në të ardhmen,” u shpreh Christoph Ungerer, drejtues i ekipit të Bankës Botërore për Projektin e Tregtisë Digjitale në Shqipëri.

Thirrja që vjen nga znj. Entela KOLAJ:
Te nderuar Kolege !
Banka Botërore sapo ka lançuar nismën e saj më të re të titulluar “Digital Jobs Albania” e cila synon të shfrytëzojë ofrimin e shërbimeve digjitale si një mundësi ekonomike për vendin.  Nisma e cila gëzon  mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, do të ofrojë një kurs trajnimi intensiv 3-mujor për aftësitë digjitale për vajzat dhe gratë e moshës 16-35 vjeç, duke i pajisur ato me njohuritë e duhura që u mundëson akses në punësimin online si profesioniste të lira në fushën e grafik-dizajn, zhvillimit të faqeve të internetit dhe të marketingut digjital.
Nisma po zbatohet nga  Coderstrust (një kompani ndërkombëtare që ofron trajnim mbi aftësitë digjitale) dhe EuroPartners Development  (një kompani konsulente vendase) në bashkëpunim të vazhdueshëm me Bankën Botërore dhe Qeverinë.
Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës së grave në Shqipëri është ende 14.6 pikë përqindje më e ulët se sa ajo e burrave. Sipas të dhënave të vitit 2020 të Institutit Kombëtar të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), hendeku gjinor i pagave mbetet 6.6 përqind. Në këtë kuadër, zhvillimi i modelit të punës së pavarur në internet mund të luajë një rol të rëndësishëm në ngushtimin e këtyre hendeqeve.
Ne mendojmë se kjo nisëm është një mundësi e shtuar si për ekosistemin po ashtu për gratë dhe vajzat shqiptare për më shumë pavarësi ekonomike dhe avancim profesional. Ndaj si partnerë të rëndësishëm në këtë kauzë, ju ftojmë që të bashkoheni në këtë thirrje drejtuar këtij grupi interesi duke e shpërdarë këtë informacion në kanalet tuaj të komunikimit dhe databazën e komunitetit që ju përfaqësoni.
Për të mësuar më shumë rreth nismës Digital Jobs Albania dhe si të merrni pjesë në të, ju ftojme të vizitoni faqen zyrtare www.digitaljobsalbania.com
Gjithashtu më poshtë mund të gjeni linqet e mesias sociale të projektit të cilat ju ftojmë t’i ndiqni për informacione më të përditësuara në kohë reale.
Facebook https://www.facebook.com/digitaljobsalbania/
Insstagram https://www.instagram.com/digital_jobs_albania/
LinkedIn https://www.linkedin.com/company/digital-jobs-albania/
Youtube https://www.youtube.com/channel/UCQjz1LtaKdo0h_clnscW6Aw
Per cdo pyetje apo paqartesi , mos nguroni te me shkruani .
Faleminderit për bashkëpunimin!
Entela Kolaj

Të Lidhura

Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin për 10 vota. Ja kush ia mori, vjen REAGIMI ironik i Gaz Bardhit!
Aktualitet

Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin për 10 vota. Ja kush ia mori, vjen REAGIMI ironik i Gaz Bardhit!

2 Korrik, 2025
Si Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës
Aktualitet

Si Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

2 Korrik, 2025
Bëni KUJDES/ Sot temperaturat deri në 40 gradë Celcius në këtë qark
Aktualitet

Bëni KUJDES/ Sot temperaturat deri në 40 gradë Celcius në këtë qark

2 Korrik, 2025
I NXEHTI AFRIKAN “djeg” Ballkanin! Temperatura përvëluese në javët në vijim: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius në disa vende
Aktualitet

I NXEHTI AFRIKAN “djeg” Ballkanin! Temperatura përvëluese në javët në vijim: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius në disa vende

26 Qershor, 2025
Mas’akra mbi Çamërinë, një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kombëtare
Aktualitet

Mas’akra mbi Çamërinë, një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kombëtare

26 Qershor, 2025
Lëkundje të forta TËRMETI në Tiranë. Ja epiqendra dhe magnituda!
Aktualitet

Lëkundje të forta TËRMETI në Tiranë. Ja epiqendra dhe magnituda!

24 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin për 10 vota. Ja kush ia mori, vjen REAGIMI ironik i Gaz Bardhit!
Aktualitet

Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin për 10 vota. Ja kush ia mori, vjen REAGIMI ironik i Gaz Bardhit!

2 Korrik, 2025

Si Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës
Aktualitet

Si Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

2 Korrik, 2025

Bëni KUJDES/ Sot temperaturat deri në 40 gradë Celcius në këtë qark
Aktualitet

Bëni KUJDES/ Sot temperaturat deri në 40 gradë Celcius në këtë qark

2 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 2 Korrik 2025
Show Biz

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 2 Korrik 2025

2 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com