Vaksinimi i detyruar| Dr.Dasho: Ka lindur ‘mafia’ e vërtetimeve false

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka paralajmëruar, se një nga pasojat e rënda të vendimit për vaksinim të detyruar është nxitja e manipulimit dhe mashtrimit. Sipas tij, qytetarët mund t’i drejtohen mjekëve duke i ofruar ryshfet, për të marrë një vërtetim si “person i vaksinuar” pa e kryer vaksinën.

“Një nga pasojat e rënda të vendimit për vaksinim të detyrueshëm është nxitja e manipulimit dhe mashtrimit. Me dhjetëra dhe qindra qytetarë mund të drejtohen pranë mjekëve dhe infermierëve të pandërgjegjshëm duke ofruar rryshfete për të marrë një vërtetim si “person i vaksinuar”, por pa e kryer realisht vaksinën.

Vetëm duke i lënë studentët dhe qytetarët të vaksinohen bazuar në zgjedhjen e tyre të lirë, mbështetet realisht procesi i vaksinimit dhe mbrohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve.

Vaksinim Po! Detyrim Jo!”, shkruan Dasho në një postim në rrjetet sociale.