KATEGORIA SUPERIORE/ Mbyllet java e parë, “të mëdhatë” bëjnë detyrën, Dinamo rikthehet në elitë me fitore

Ka përfunduar java e parë e Kategorisë Superiore, me ndeshjet që kanë dhënë rezultate që priteshin.

Dinamo është rikthyer me fitore në elitë, pasi ka arritur të mposhtë me rezultatin 0-2 Kastriotin, me ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Kamzës.

Fitore edhe për Kukësin, që merr një rezultat bindës në ndehsjen ndaj Egnatias së sapongjitur, me miqtë që arrijnë të fitojnë me rezultatin 3-1. Në ndeshjet e luajtura ditën e djeshme, Tirana “shkatërroi” me rezultatin 4-1 Skënderbeun, ndërsa Vllaznia fitoi në Laç me rezultatin 3-5.

Të premten u luajt ndeshja e parë e Superiores për këtë vit, ku Teuta kampione fitoi 1-0 ndaj një rivali direkt për titull, siç është Partizani.