InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Gjekmarkaj: Qeveria e re si një harem politik

2 Shtator, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Debati i fortë/ Gjekmarkaj-Ramës: Ti je dhunues, ke vrarë demokracinë, do kesh fatin e diktatorëve…

Nga Agron GJEKMARKAJ

Një ditë sulltani senil e haremi i tij politik , enuket, kardashleret, frota e skota do ikin fshehurazi nga ky vend me një karrocë të veshur tebdil!

E patë qeverinë e re që doli nga zgjedhjet e vjedhura, e patë?! Thjesht banale, e mjerë, një tallje me shqiptaret dhe Partinë Socialiste! Qeveria si një harem politik me ish-ministra qesharak e të dështuar, të akuzuar e të urryer, pa shtyllë korrizore, pa CV, me anonimë që nuk i njeh as fisi i vet ku të gjithë bashkohen në një gjë, në nënshtrimin pa kushte ndaj padronit Edi Rama!

Kishte një mburrje, një fryrje nga puthadorët politik e mediatik që thonin tani do e shikoni Edi Ramën, me intelektualë, me akademikë, me personalitete nga diaspora e Kosova do e bëjë qeverinë! hahahahahah!

Rama ku i duron intelektualet, akademiket , profesionistet, thjesht i urren se është i paditur përballë tyre, arrogant përballe etikes, intolerant ndaj ideve! Ai do lotë, qarje, qurravitje, bindje, servilizëm, lëvdime, ushtarë që vrapojnë me dihamë! Ja akademikët e tij Ulsiu Bora, Elisa, Ahmetej etj., etj!

E patë mor aman, Ahmetaj zëvendës, Olgerta, Elisa, Mirela, Ikonomi, Ulsiu i komisioneve të turpshme tek drejtësia, Çuçi të cilit i ka vdekur në dorë rëndi publik, ku krimi sundon realisht vendin, Nikua, e ca të panjohura që nuk dimë ç’janë që nuk kemi ç’themi se nuk dihet se nga ç’qoshe i nxorri!

Po nuk mund të ishte ndryshe një qeveri që rrëmben zgjedhjet. Një shpurë qyqaresh pa krenari pa asnjë karizëm apo profesion! Ata janë përdorur për krim zgjedhor e atentate ndaj kushtetutës ndaj u shperblyen. Partia socialiste nuk ekziston më ! Ajo është thjeshtë një pronë private e Edi Rames së cilës po tenton me sukses ti japë formën e bandës! Opozita do të jetë aty, përballe, fort përballe qeverisë së korruptuar e votave të vjedhura, përballe këtij turpi, përballe kësaj lecke me emrin qeveri!

Shqipëria meriton më shumë! Shqipëria ka gra e burra dinjitoz për ta qeverisur jo sharlatanë! Dikur të tillë kishte edhe PS e cila nuk ekziston më! Pafytyrësia e Rames sot arriti kulmin kur tha që të afërmit e pushtetarëve nuk duhet të marrin pushtet, drejtoret të mos rrethojnë deputetet, kur ndodh e kundërta, ku administrata është e gjitha taraf rilindas e totalisht politike! Ai bën atë që bën gjithmonë me njëfarë suksesi gënjen pastaj prape gënjen dhe ndërton një kullë të madhe si ato të oligarkëve kat pas kati veç me rrena!

Shqipërinë e ka ndarë në zona influence për të gjithë ata që rrëmbyen zgjedhjet! Ata marrin tendera, toka ne bregdet, ata ndërtojnë, ata emërojnë, ata dërgojnë kukullat e tyre në qeveri! Një ditë sulltani senil e haremi i tij politik , enuket, kardashleret, frota e skota do ikin fshehurazi nga ky vend me një karrocë të veshur tebdil ! Shqiptaret raportin më te keq e kanë me talljen! Sot ai talli të madh e të vogël!

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”
Show Biz

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”

30 Mars, 2026

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!

30 Mars, 2026

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com