Nga Red VARAKU
Ai që guxonte të thyente mitin e plotfuqishmërisë së Perandorisë Romake, pavarësisht nëse kishte të drejtë ose jo, e paguante gjithmonë me çmimin më të rëndë.
Pra, e paguante jo vetëm me jetën e tij edhe të familjarëve të tij, por edhe me asgjësimin e trashëgimisë së tij dhe me syrgjynosjen dhe skllavërimin e të gjithë besnikëve të tij.
Perandoritë e Mëdha nuk falin dhe nuk kanë mëshirë ndaj atyre që zbulojnë dobësitë e tyre apo marrëveshjet e tyre të pisëta apo imorale.
Ndëshkimi kujtdo që ka guxuar ka qenë gjithmonë i pamëshirshëm dhe shembullor, jo vetëm vetëm për të zhdukur çdo gjurmë të këtij akti dhe trashegiminë e këtij njeriu, por edhe si mësim dhe paralajmërim për ata që do të guxonin ta çonin nëpër mend një akt të tillë .
Perandoria nuk ka mëshirë!