InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Hundëzakët dhe Edi Rama

29 Gusht, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Hundëzakët dhe Edi Rama

Nga Edmond Tupja

Para nuk e di sa vitesh një i afërm më kishte folur për një popullsi me prejardhje ilire të vendosur, këtu e dy mijë vite të shkuara, në një luginë në trajtë hunde të quajtur pikërisht Hundëza diku midis Afganistanit, Pakistanit, Taxhikistanit dhe Kinës, por të ndryshme nga gjuha, zakonet e raca në krahasim me popujt e këtyre katër vendeve; banorët e luginës në fjalë e quakan veten pikërisht hundëzakë dhe gjuha që flasin – por nuk e shkruajnë –  qenka burrushaski, d.m.th. burrërishtja, pra gjuha e burrave, fjalë shqipe kjo sa më s’bëhet.

Këto kohët e fundit fare, meqë Afganistani është në rendin e ditës, madje edhe të natës, sidomos për amerikanët e aleatët e tyre, përfshirë edhe Shqipërinë me kryeministër të përjetshëm Edi Ramën, se si m’u kujtuan hundëzakët dhe – duke qenë se më pëlqen të mendoj e të besoj se kam gjak të lashtë iliro-arbëresh në damarët e mi shqiptarë – u hodha pa më të voglin ngurrim në Internet ku lexova një shkrim serioz nga pena e studiuesit kosovar Fahri Xharra, pastaj edhe një tjetër shkrim pa emër autori, që konfirmuan çka më kishte mësuar i afërmi im.

Nga dy të nderuarit autorë të sapopërmendur, mësova se bëhet fjalë për rreth 50 mijë hundëzakë, të cilët, duam apo nuk duam, për vetë origjinën e tyre të largët, por të paharruar, duhet të jenë patjetër – në qofshin shtetas afganë – kundërshtarë të vendosur të talibanëve, pra aleatë të SHBA-ve dhe të NATO-s! Si rrjedhojë e pashmangshme e këtij arsyetimi, rezulton katërcipërisht se kryeministri i përjetshëm shqiptar ka fort të drejtë që shqetësohet së tepërmi për fatin e afganëve që po lënë vendin e tyre se ndoshta mes atyre ka edhe hundëzakë, ku i dihet! Gjithashtu, ai duhet të shqetësohet edhe për fatin e 50 mijë hundëzakëve në përgjithësi, të parët e të cilëve qenkan vendosur në luginën e Hundëzës që në kohën e Aleksandrit të Madh! Sidoqoftë, nuk i falet kryeministrit tonë të përjetshëm që nuk dërgoi asnjë diplomat  shqiptar në Afganistan për t’u lidhur me hundëzaket e hundëzakët para se amerikanët të vendosnin të tërhiqeshin nga ky vend dhe për t’u krijuar atyre kushte të favorshme që të vinin në atdheun e të parëve të tyre ilirë për t’u çmallur me kushërirat e kushërinjtë e tyre fort të largët shqiptarë. Gjithsesi, me të mbërritur e me t’u sistemuar tek ne afganët e sapolarguar nga atdheu i tyre fatkeq, qeveria jonë duhet të bëjë një sondazh midis tyre për të parë se, ku i dihet, ndonjëri syresh mund të jetë hundëzak. Nga ana tjetër, kryeministri ynë i përjetshëm duhet domosdoshmërisht të interesohet jo vetëm për hundëzakët e Afganistanit, por edhe për ata të Pakistanit, të Taxhikistanit dhe të Kinës, nëse, gjithsesi, në këto vende jetojnë të tillë, madje qoftë edhe një i vetëm. Tërë hundëzakët duhet të pajisen edhe me pasaporta shqiptare që të kenë mundësinë të vizitojnë atdheun e të parëve të tyre ilirë dhe të shohin se sa të lumtur jetojnë, sidomos këto dy dekadat e fundit, shqiptarët e sotëm në Republikën e Fuqishme të Shqipërisë, ku, falë politikës së ndritur të kryeministrit të përjetshëm Rama, gjithçka shkon më së miri e për bukuri: zero korrupsion, zero narkotrafik, zero varfëri, zero kriminalitet, zero papunësi e zero pasiguri jetese!

Së fundi, por jo më së paku, nëse një ditë talibanët guxojnë t’u bëjnë hundëzakëve më të voglën padrejtësi, Republika e Fuqishme e Shqipërisë, në aleancë të pamposhtur me NATO-n dhe, sigurisht, me mbështetjen e disa ushtrive aliene sekrete, mund t’u shpallë atyre luftë, një luftë të pamëshirshme, por, gjithsesi, për të shmangur kasaphanën mes radhëve të palëve ndërluftuese, zemërdhembshuri kryeministër i përjetshëm shqiptar, me shumë gjasë, do ta ftojë fisnikërisht në dyluftim kryetalibanin po aq të përjetshëm afgan, në një dyluftim, në përfundim të të cilit i munduri do të pranojë kushtet e disfatës së tij, mirëpo s’do mend që fitimtar do të dalë kryeministri i përjetshëm shqiptar, kjo, për mua të paktën, nuk ka pikë dyshimi! Sidoqoftë, edhe nëse për një arsye krejt tjetër, kjo luftë nuk fillon, atëherë të 50 mijë hundëzakët do të strehohen një herë e përgjithmonë në atdheun e mrekullueshëm të të parëve të tyre ilirë! Po, po, absolutisht po, veçse jo në ndonjë luginë në trajtë hunde, por pikërisht në Surrel, rreth e rrotull rezidencën artistikisht bunkeriale të kryeministrit të përjetshëm shqiptar ku do të jenë ndërtuar paraprakisht enkas për ata plot kulla hijerënda aq madhështore, saqë edhe vetë Kulla Eiffel do të ndihej e tkurrur dhe, rrjedhimisht, e tepërt midis tyre!

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025

FOTOT para se të futej në Portokalli, Luizi i nxjerr “të palarat” Kiarës
Show Biz

FOTOT para se të futej në Portokalli, Luizi i nxjerr “të palarat” Kiarës

3 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 3 nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 3 nëntor 2025

3 Nëntor, 2025

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit
Aktualitet

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

2 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com