Vendim Demaj, anëtar i KK të PD
Makruc, Partia Demokratike është e partia e shqiptarëve demokrat të vuajtur dhe të persekutuar nga regjimi hitlerian i diktatorit Hoxha.
Është partia e disidentëve dhe qëndrestarëve antikomunist, është partia e vlerave njerëzore që atdheun, familjen,nderin dhe pronen i kanë të shenjta, poooor gjatë udhëtimit 30 vjeçar të kësaj partie, duke qenë parti e hapur për të gjithë në të kanë hyrë edhe servilë, spiun, ordiner dhe mosmirënjohës që e kanë shfrytëzuar për interesa personale.
Vërtet kjo parti ka të meta dhe shumë gabime, sepse ka mbajtur gjithmonë dyert hapur dhe ka pranuar rikthimin e atyre që e kanë tradhëtuar, braktisur dhe sulmuar, siç jeni dhe ju z Markuc, por zotrrote duhet ta harroni ju dhe zorraxhinjët e tjerë që hiqen si engjuj dhe duke katapultuar lavire dhe ordiner në radhët e partisë, se do të merrni peng apo të dirigjoni Partinë Demokratike si plaçkë garancie për qëllimet tuaja.
Lulzim Basha është kryetari i radhës i PD i votuar nga shumica e anëtarëve të kësaj partie dhe vërtet duhet të jet krenar që është pasuesi i Sali Berishës i cili asnjëherë nuk u dyjëzuar përballë pazareve apo shantazheve të bandës komuniste, për të drejtuar Partinë Demokratike dhe Shqiperinë në rrugën e integrimit, prandaj ju si #ikës i stazhinuar bëre mirë me ikjen e radhës, sepse ndryshe nga ikja juaj e parë, këtë radhë do të degjeronim ne qëndrestarët dhe idealistët e PD, që jemi aty për idealet tona dhe jo për përfitimet personale.
Markuc, morali nuk blihet në qendrat tregtare të oligarkëve Rilindas, por morali i malësorit të detyron ty që tu thuash demokratëve të vërtetën e ikjes tënde, tregohu që të paktën je pak malësor dhe u thuaj që pasi kuptove se nuk do merrje një post drejtues në PD, atëherë zgjodhe ikjen tënde të radhës.
Partia Demokratike dhe lidershipi i saj, duhet tu kërkojn ndjes demokratëve që vazhdon tu besojë këtyre steriotipeve pa shtyllë kurrizore, që kur u prishet interesi lënë në baltë litarin e tërheqjes së anijes, por ikja e larvave të tilla veçsa e pastron PD dhe e bën më të fortë në qëndresën e saj përballë Rilindjes, këtij kanceri që ka mbërthyer Shqiperinë.
Të uroj udhë pa udhë, dhe kur të jemi afër pushtetit mos harro afrohu.