InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Çfarë po prodhon braktisja e rrugës së integrimit drejt BE

29 Gusht, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Pse zgjedhim prangat në vend të Lirisë?

Nga Red VARAKU

Një nga arsyet themelore pse regjime autoritare si ky i yni qëndrojnë gjatë në pushtet, është legjitimimi ndërkombëtar.

Njohja dhe legjitimimi ndërkombëtar i regjimeve të tilla nuk shërben vetëm si konfirmim i pushtetit të tyre për agjentët e brendshëm, por shërben dhe si liçensë për të sulmuar opozitën, ndërsa , mungesa e legjitimimit e çon automatikisht vendet respektive dhe rajonin në kaos.

Dy janë autoritetet që vendosin vulën për legjitimimin ose jo të një qeverie, SHBA dhe BE.

SHBA-të kanë dëshmuar që janë qartazi në mbështetje të autokracive në Ballkanin Perëndimor, madje në rastin e shqiptar fare brutalisht, duke injoruar hapur raportet ndërkombëtare, përfshi këtu dhe raportet e vetë DASH dhe raportin e OSBE/ODHIR.

SHBA ka treguar se mbështet regjime dhe qeveri të korruptuara për interesat e saj thjesht pragmatike, që i shërbejnë për të mbajtur rolin e saj si superfuqi e padiskutueshme botërore dhe shembujt janë pafund.

Në rastin konkret, këtë të vërtetë e pranoi vetë i dërguari special i SHBA në BP kur sulmoi BE -në për bllokimin e integrimit që iu bë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut këtë qershor, kur nuk tha asnjë fjalë për demokracinë dhe sundimin e ligjit , por tha se kështu BE po dëmtonte drejtpërdrejtë interesat e SHBA.

Ndërsa, BE ka dëshmuar që nuk e mbështet krijimin e autokracive të reja në Ballkan, sepse ato prodhojnë kërcënim të drejtpërdrejtë për vetë egzistencën e BE, ndaj ka bllokuar procesin e integrimit, që është një fakt i pakapërcyeshëm që provon qartazi që ajo këto regjime as nuk i njeh dhe as nuk i mbështet.

BE ka dëshmuar që ka qenë gjithmonë në mbështetje të zgjedhjeve të lira, demokracisë dhe sundimit të ligjit në rajon dhe ka investuar jo pak . Ajo e ka përdorur integrimin e vendit si presion për të avancuar demokracinë dhe si presion që ka prodhuar reforma shumë të rëndësishme për shtetet përkatëse.

Pra, po të zbresim në terma të thjeshtë dokumentit ndërkombëtar që legjitimon këto qeveri, i mungon një vulë, vula e Bashkimit Europian dhe sa kohë kjo qeveri nuk e ka dhe vulën e BE, ajo mbetet gjysëm legjitime në sytë e ndërkombëtarëve dhe vetë shqiptarëve.

Mosnjohja e kësaj qeverie nga BE është dhe devijimi më i rrezikshëm jo vetëm për stabilitetin dhe demokracinë në rajon, por dhe për vetë interesat e SHBA-ve.

Kjo sepse integrimi ka qenë prej kohësh rruga që e ka mbajtur këtë rajon në shinat e demokracisë dhe braktisja e rrugës së integrimit e kthen menjëherë këtë rajon në një gheto të Rusisë apo Kinës.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat
Show Biz

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat

4 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026

4 Prill, 2026

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com