InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Jam dakord përgjithësisht me atë që tha, por jo me atë që bëri prof.Marku Marku!

27 Gusht, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Jam dakord përgjithësisht me atë që tha, por jo me atë që bëri prof.Marku Marku!

Nga Roland Bejko

Dorëheqja e Mark Markut duhet lexuar qartë nga Kryetari i PDSH dhe mbi këtë arsye duhet reflektuar në të ardhmen nëse vërtet PD është e dëshiron me gjithë mend të jetë aty për të mbrojtur e përfaqësuar interesat e demokratëve dhe shumicës së shqiptarëve, dhe jo thjesht  të një elite të saj malinje, të korruptuar, të amortizuar, të konsumuar që prej 30 vjetësh i ka hipur si çiban në qafë dhe po i pi gjakun atij trupi politik që është sendërtuar falë mundit e sakrificave të mijëra e mijëra demokratëve që nga 1990 e deri më sot, ku jo pak prej tyre e kanë paguar me jetë këtë angazhim.

Kush e do PD dhe ka respekt për demokratët e sakrificat e tyre, duhet që interesi i përgjithshëm të prevalojë mbi atë personal, ose e thënë ndryshe, interesi personal duhet të  jetë në koherencë me interesat e përgjithshme të familjes politike.

Kjo duhet të fillojë që nga Kryetari, ish Kryetari dhe të shkojë deri te anëtari më i thjeshtë, ndryshe PD do mbetet një parti e madhe ndoshta, por jo e mjaftueshme për të marrë pushtetin, pra do mbetet përjetësisht në opozitë. Kjo u ka ndodhur shumë partive të mëdha e tradicionale në Evropë, deri sa janë “fikur” fare.

Me Partinë Demokratike duhet bërë politikë, dhe jo biznes. Ajo duhet parë si një laburator idesh, mesazhesh, aksionesh politike, dhe jo si një punishte artizanale që prodhon para dhe të mira materiale.

LEXO EDHE  Ergys Verdho fillon lojën me tenderat edhe në KESH

Në fakt, profesor Mark Marku s’bëri gjë tjetër, veçse shprehu me zë dhe me akt, atë që shumë të tjerë nga nivelet e larta tek më të ultat në PD, e mërmërisin kafeneve, por nuk kanë guxim ta thonë me zë të lartë.

Jam dakord përgjithësisht me ato që tha, por jo me atë që bëri Marku, pra jo me dorëheqjen.

Beteja  të tilla duhen çuar deri në fund. Unë vazhdoj të besoj se  përpjekjet nga brenda mund të jenë më efikase për demokratizimin e PD-së, se sa kritikat nga jashtë, studiove e gazetave.

Dorëheqja në vetvete krijon një lloj sensibilizimi të lartë disaditor në opinionin publik, pastaj ngelet thjeshtë si një referencë e një akti fisnik në historinë politike në përgjithësi, ose harrohet fare.

Në fakt, me sa kam parë, largimi i tij i ka gëzuar shumë malinjët brenda PD-së, se sa t’i ketë bërë mendjet racionale të reflektojnë.

Gjithsesi, dorëheqja është një akt burrëror, që na krijon idenë se ky vend, ka shpresë që mund të bëhet një ditë, ashtu siç e dëshirojnë shumica e shqiptarëve.

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025

Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta
Politikë

Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta

31 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 31 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 31 Tetor 2025

31 Tetor, 2025

Blerina Matraku vjen ndryshe dhe shumë stil në ‘Kënga Magjike’, me ‘Mama’!
Kulturë

Blerina Matraku vjen ndryshe dhe shumë stil në ‘Kënga Magjike’, me ‘Mama’!

30 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com