Vajza e Bashkim Finos i jep fund beqarisë, pamjet e celebrimit në tarracën e bashkisë nga Veliaj (FOTO)

Vajza e Bashkim Finos, Megi Fino i jep fund beqarisë. Zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme është celebruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

“Një verë plot dashuri! Jetë të lumtur Megi dhe Sidriti, çifti më i ri në kryeqytet. Të trashëgoheni, e në pafundësi bashkë”, e uron Veliaj.

Ish-kryeministri Bashkim Fino ndërroi jetë muaj më parë pasi ishte prekur nga Covid19.