InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Hajdutët ikin të parët -Ashraf Ghani dhe Edi Rama

20 Gusht, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Hajdutët ikin të parët -Ashraf Ghani dhe Edi Rama

Nga Erl KODRA

Zhvillimet e vrullshme në Afganistan kanë tronditur thellë besimin e popujve dhe shteteve tek establishmenti i politikës botërore, kryesisht të atyre rajoneve dhe vendeve me konflikte të fjetura ose të hapura. Ishte e dhimshme deri në dëshpërim të shohësh një popull të gjymtuar nga luftrat – ndërsa braktiset – duke i lënë në mëshirën e disa përbindshave që turpërojnë njerëzimin.

Mbajë mend – diku në pranverë të vitit 2003 – kur SHBA-të sulmuan Saddam Hussein, në një rreth të ngushtë duhej të shihnim një video konfidenciale. Në të vërtetë, ai që po na fliste, na paralajmëroi se stomaku ynë mund të mos i përballojë pamjet, prandaj ata që nuk ishin të gatshëm të shihnin makabritete, duhet të dilnim jasht. Pamjet ishin vërtetë tronditëse – dhe unë për etikë nuk mund t’i përshkruajë këtu – por ju siguroj se asgjë mbi tokë nuk mund të ishte më mizore. Pas kësaj, me gjysëm zëri i thash kolegut në krah se nuk ka turp më të madh për njerëzimin se sa lënia në pushtet i një përbindëshi të tillë. Por historia e Irakut tashmë dihet – megjithatë unë nuk kam ndryshuar mendim – se diktator të tillë që përdhosin qeniet humane, duhet rrëzuar me çdo çmim.

Por edhe ne shqiptarët kemi patur përbindëshin tonë që sakatoi një komb. Për fat të keq, ngjashëm me zhvillimet e sotme në Afganistan, largimi i misioneve diplomatike të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në përfundim të Luftës së Dytë përkoi me fillimin e një epoke të errët – në të vërtetë më e errëta në historinë tonë të re. Kurrë më parë shqiptarët e zakonshëm nuk kishin përjetuar një terror kaq mizor.

Deklerata Universale e të Drejtave të Njeriut është dokumenti më madhështor që ka prodhuar njerëzimi. Vendet perëndimore i kanë përmbushur këto të drejta – në masën më të madhe – por fatkeqsisht, shumë rajone të botës janë zhytur në një lloj vorbulle dhune, të paaftë për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin njerëzor.

Ne shqiptarët u duk sikur u shkëputëm nga ferri, megjithatë, akoma nuk kemi dalë plotësisht nga tuneli. Duket qartë se asgjë nuk mund të merret e mirëqenë, sidomos në një botë kaq të paqëndrueshme. Lufta dhe përpjekja 20 vjeçare nga fuqia më e madhe e planetit, në një vend si Afganistani, tregoi se vetëm kaq është e pamjaftueshme.

Të drejtat e njeriut janë komplekse dhe të ndërthurura, ato nuk mund të shihen të shkëputura nga çdo e drejtë tjetër – sidomos të drejtat civile dhe politike. Për t’i realizuar këto të drejta, së pari duhet të gëzoni të drejtën për të zgjedhur politikisht qeverinë që dëshiron, të lirë dhe pa frikë.

Në Shqipëri nuk ka patur zgjedhje të lira – të paktën që prej vitit 2013. Përveç kësaj, vendi është zhytur në krim dhe korrupsion, ku mafia dhe shteti janë shkrirë së bashku. Edi Rama ka ndërtuar një shtet-amalgamë: ku përzihen interesa mafioze dhe korruptive, të aktorëve lokal dhe ndërkombëtar – që prej trafikut të drogës deri tek lojrat gjeopolitike.

Ne shqiptarët jemi popull tolerant dhe paqedashës, përndryshe, asnjë popull tjetër europian nuk do të duronte një qeveri të tillë, që vjen në pushtet përmes krimit, qeverisë përmes krimit, duke prodhuar varfëri dhe mjerim për vendin. Por sado popull durim-madh të jemi, çdo durim e ka një fund.

Dhe fundi është afër.

Në Afganistan ishte në pushtet një qeveri e korruptuar thellë, me zyrtarë lokal që mbillnin dhe trafikonin drogë, armë dhe njerëz. Por që gëzonte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, sepse atje nuk kishte ku të gjendej një qeveri më e mirë. Atje “opozita” e qeverisë ishin talebanët – të cilët vrasin mizorisht njerëz. Merreni me mend – një super ushtri me 300,000 trupa ra për dy javë, ndërsa Presidenti Ghani u largua nga vendi. Sepse hajduti gjithmonë largohet – në rastin më të parë. Hajduti nuk ka Atdhe.

Në Shqipëri kemi një qeveri që bën të njëjtën gjë si qeveria e Ashraf Ghani-t, korrupsion frenetik, trafik droge dhe qeverisje bashkë me mafian. Edhe qeveria jonë gëzon mbështetjen e Yuri Kim (dhe jo vetëm të saj) por jo edhe opozita shqiptare. Madje – ironikisht para dy viteve – opozita përpak sa nuk u shpallë organizatë e dhunshme, ose organizatë terroriste nga Philip Reeker. Bukur shumë, por demokratët e Shqipërisë nuk janë talebanët e Afganistanit.

Dhe Shqipëria nuk është Afganistani, Lavdi Zotit!

 

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

23 Shtator, 2025

Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano

23 Shtator, 2025

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës

23 Shtator, 2025

Si parashikohet moti për këtë të martë
Aktualitet

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com