InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

-Ardhja e afganëve në Shqipëri/ Flet Blendi Fevziu: Shoqëria shqiptare i ka pranuar, e kam jetuar vetë dhe e di detyrimin që Shqipëria ka ndaj emigrantëve…

17 Gusht, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
-Ardhja e afganëve në Shqipëri/ Flet Blendi Fevziu: Shoqëria shqiptare i ka pranuar, e kam jetuar vetë dhe e di detyrimin që Shqipëria ka ndaj emigrantëve…

Gazetari Blendi Fevziu, shprehet se Shqipëria duhet të presë emigrantët afganë për vetë faktin e historisë së saj.

Në një intervistë për Klan News, Fevziu shprehet se emigrantët që do të vijnë në Shqipëri, janë për arsye politike dhe janë elita e një vendi që po largohen për shkak të një regjimi që po instalohet aty.

Sipas drejtuesit të emisionit “Opinion” në Tv Klan, kaosi i krijuar në rrjetet sociale për mendimet kundër afganëve, është krijuar nga mungesa e informacionit, por sipas tij pjesa më e madhe e shoqërisë është shprehur pro që emigrantët të vijnë.

Si e shikoni debatin që u krijua në Shqipëri, nëse Shqipëria duhet të strehojë apo refugjatë afganë që po i ikin regjimit të talebanëve?

E para nuk e di nëse ka një debat politik, pasi qëndrimet kanë qenë unison për t’i pranuar, duke folur këtu dhe për qëndrimet politike dhe të opinionit publik. Nëse flasin për reagimin në rrjetet sociale është shumë i kuptueshëm. Ka breza të ndryshëm, ka sensibilitet të ndryshëm. Një shoqëri nuk është uniform.

Unë i përkas atij brezi që e ka jetuar emigracionin dhe e di detyrimin që Shqipëria ose shoqëria shqiptare ka ndaj emigrantëve, një komb që gjysmën e popullatës e ka emigrante, një komb që është shfaqur në dyer te Evropës në mënyrë shokuese në vitin 1991. Këtë herë bëhet fjalë për emigrantë politikë dhe jo ekonomik.

Pastaj ka dhe një kaos të krijuar nga mungesa e informacionit, shikoj foto që postojnë afganët me veshjen e tyre karakteristike, me mjekra me kallashnikov. Nuk bëhet fjalë për ata njerëz që po ikin pikërisht nga kjo tipologji.

Kjo është një kategori e elitës dhe një pjesë e madhe janë gra dhe po ikin nga regjimi i talebanëve dhe është një periudhë shumë e njohur nga ne, e kemi jetuar në vitin 1996 deri në 2001.

Nuk mund të pretendosh që talebanët do të vijnë me një formë më të emancipuar.

Të Lidhura

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025
Opinion/ Kur bien maskat…!
Opinione

Opinion/ Kur bien maskat…!

24 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së
Të ndryshme

Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së

19 Dhjetor, 2025

Studimi: Çiftet me dhoma të ndara janë më të lumtur
Lifestyle

Studimi: Çiftet me dhoma të ndara janë më të lumtur

18 Dhjetor, 2025

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025

Horoskopi, 18 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com