InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dr. Dedë Qokaj: Nikaj – Mërturi, Parajsa tokësore e Kolë Prognit

15 Gusht, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Dr. Dedë Qokaj: Nikaj – Mërturi, Parajsa tokësore e Kolë Prognit

Shënimi ynë:

PAVDEKSI, KUR LEN VEPRËN PAS!

Sot mbushet një vit kur largohet nga kjo botë “Banori i përherëshem i Alpeve”,- kështu e kanë cituar miqtë e kolëgët, është larguar shkënctari i natyrës që na rrethon përmbi krye, për të cilat flasin në kumtesat e tyre specilalistët më të shkëlqyer, sot ishte ishte dita e profesorave për të folë për “Pavdekësi kur len vepren pas”.

Mund të jetë një imazh i 1 person, lule dhe natyra

Në këtë Akademi folën të gjithë; aty foli në emër të familjes z.Gjin Progni, i cili shprehu falenderim e mirënjohje për secilin që u bashkua me ne,-në këtë pervjeror, falnderim i veçantë vjen për profesorët të cilët me kumtesat e tyre, provuan e promovuan suksesin shkencor të Kolë Prognit.

Mund të jetë një imazh i 1 person, mal dhe teksti

Ndërsa Dr.Mhill Gecaj- kryetari i shoqatës Nikaj-Mërtur, i ka dorëzuar bashkëshortes Marie, titullin; Kolë Progni – “Nderi i Nikaj-Mërturit”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Folën plot prosorë të shkëncës, edhe me plotë emocione për të ikurin përmbi alpe, atje në qiell.

Ndërsa ne veçuam kumtesën e Dr.Dedë Qokaj.

*******************

Të nderuar familjarë dhe kushërinj të prof. Kolë Prognit,

Të respektuar kolegë dhe dashamirë të Profesorit,

Të nderuar të ftuar dhe elitë akdemike,

Shumë të nderuar pjesëmarrës nikajmërturas në këtë akademi përkujtimore dhe promovuese,

Të flasësh për njerëzit e ditur e, sidomos post mortum, siç jemi sot në këtë akademi përkujtimore, nuk është e lehtë.

E kemi një zakon që, kur njeriu largohet nga bota tokësore, e lartësojmë atë drejt qiellit, kur në gjallje të tij, o kemi heshtur, o s’e kemi vlerësuar aq sa duhet, ose e kemi lënë në hije me hir apo me pahir. Distiku popullor: “Kndoma kangën sa t’jam gjallë / Se, kur t’des, mos t’kosha falë” ka brenda një sentencë filozofike, por më mirë vonë se kurrë.

Sot do kishim dashur që, kjo akademi e merituar, të ishte në sinkron me profesorin e Alpeve Shqiptare, që të na shihte dhe ta shihnim sy më sy, që vepra e Tij e pavdekshme të frymonte bashkë me Ne, por, Hyji i Gjithëpushtetshëm, i vendos vetë ditët dhe vitet tona. Ai iku atje ku shkojnë të gjithë vdekatarët, por la pas një trung familjar të mrekullueshm dhe një vepër shkencore që do t’u shërbejë shumë brezave si burim i përhershëm reference.

Ajo që dua të them, që në krye të herës, është se fjala e thënë për njerëzit e dijes duhet të jetë e peshuar mirë, që ta thuash atë kur duhet dhe si duhet. Duhet të jesh lexues ideal i veprës së tij, madje të bëhesh njësh me ndjesinë e botës së autorit, të pulsosh bashkë me të, që të shprehësh atë që thotë shpirti i krijuesit.

Në këtë kumtim të shkurtër, në mënyrë modeste, pa marrë rolin e kompetentit, do përpiqem të sintetizoj veprën e autorit, si një e tërë, sipas fushave studimore, strukturuar dhe derdhur në mënyrë shumë shkencore në monografinë e tij për Nikaj-Mërturin, si parajsa tokësore në gjallje të Tij. Duke rrokur në tërësi monografinë e prof. Kolë Prognit, vërejmë se aty rrezatojnë tërë ngjyrat e ylberit gjeografiko-shkencor të Tij në disa fusha.

Aty është gjeografi i talentuar që ka shkrirë në një disa disiplina të fushës, si: gjeografia fizike, gjeomorfologjia, bazat e gjeologjisë, gjeografia e popullsisë dhe e vendbanimeve, gjeografia rajonale, rurale, gjeografia sociale, biogjeografia, klimatohidrogjeografia, statistika, elementet e hartografisë, por edhe gjeografia e turizmit dhe arti fotografik, si ilustrim nga një kre në tjetrin. Është një tufë e madhe njohurish akademike që kanë marrë jetë në tërë faqet e monografisë për trevën nikajmërturase, duke nxjerrë një nga punimet shkencore më të mira për një regjion gjeografik në tërë studimet e derisotme në fushën e gjeografisë në tërësi. Syrit të studiuesit akademik nuk i ka shpëtuar asnjë detaj nga disiplinat e lartpërmendura pa e cekur deri në detajet më të imëta. Që në parathënie autori na thotë se “… pikësynimi themelor teorik e praktik deri në përfundimin e studimit ishte realizimi i një pune të besueshme duke qenë sa më shkencore, aq edhe e detajuar dhe e paanshme.”

Monografia është e ndarë në gjashtë krerë, që lidhen si hallka të një zinxhiri me njëri-tjetrin, si: pjesa e parë ka të bëjë me burimet natyrore të Nikaj – Mërturit në një vështrim të përgjithshëm; pjesa e dytë merret me rajonizimin gjeografik, vargmale dhe lugina; pjesa e tretë me popullsinë e trevës; pjesa e katërt me vendbanimet, duke spikatur veçantë Brisën, Salcën, Palçin, Lekbibajt, Perajt, Gjonpepajt dhe Currajt e Poshtëm; pjesa e pestë merret me zhvilllimin e turizmit malor, duke reklamuar dhe duke i dhënë një dimension të ri këtij areali për zhvillimin e ardhshëm të zonës, si një atraksion i veçantë për vendasit dhe të huajt, mbështetur në potencialet e veçanta që posedon kjo zonë; pjesa e gjashtë, përfundime dhe rekomandime, jep një fjalor shpjegues që ndihmon lexuesin të kuptojë më mirë terminologjinë shkencore, ndërsa në pjesën e shtatë jepet një literaturë për Nikaj- Mërturin dhe vendet rreth tij, që nga shekulli i 15-të e deri në ditët tona, me vepra dhe autorë që orientojnë studiues të fushave të ndryshme të hulumtojnë edhe më në thellësi trevën sipas objektit të tyre të studimit.

Në vijueshmëri të krerëve autori shfaq edhe kompetencën e historianit, duke dhënë ngjarje dhe data të rëndësishme që ka përjetuar kjo treve që nga shekulli XVI e gjer në aktualitetin tonë, bazuar në burime shkencore. Profesori shquhet edhe për njohuritë e sakta që lidhen me religjionin e banorëve të trevës qëkur janë ngulitur banorët e dy fiseve në trojet e sotme, duke dhënë, sipas burimeve referenciale, personazhe religjozë dhe institucione që kanë mbajtur të pastër besimin e tyre mijëravjeçar, pavarësisht rrebesheve kryeneçe të historisë.

Po ashtu spikatet fort talenti dhe kompetenca e botanistit dhe zoologut të shkëlqyer që njeh mirë bimësinë, llojshmërinë e saj dhe botën shtazore anembanë krahinës, duke skeduar në mënyrë, pothuajse shterruese këto lëmie, në gjuhën popullore dhe shkencore.

Vijueshmëria e studimit të autorit na nxjerr në pah, përmes interpretimeve të Tij, se kemi të bëjmë edhe me një etnograf dhe folklorist që njeh në mënyrë të përkryer disa lloj artesh të kultivuara anembanë krahinës, si: mënyra e jetesës, kultura materiale, shoqërore, artistike etj., por edhe krijimtarinë artistike të trevës objekt studimi, si: krijimtari gojore, muzikore, zakonet, ritet e përcjella brez pas brezi etj.

Sakrifica e alpinistit dhe eksploratorit të Alpeve është sui generis në raport me shumë akademikë dhe profesorë universitetesh që dukuritë gjeografike i shohin ex catedra, ndërsa profesori i Alpeve i shkeli me këmbë për rreth 50 vjet, duke derdhur tërë erudicionin e tij në zbulimin e dukurive të ndryshme që ai i shpalosi në këtë monografi, por edhe në dhjetëra kumtime në konferenca dhe revista të ndryshme me karakter akademik, duke rrëzuar edhe ndonjë opsion shkencor që lidhet me rajonizimin e kësaj treve.

Onomastika është një tjetër zë i veçantë brenda studimit monografik me toponime, oikonime, hidronime dhe oronime që shpalosen në katër krerët e librit, veçanërisht në kreun e katërt me titull, vendbanimet, një vlerë e shtuar kjo për syrin e gjuhëtarit, duke bërë shpesh edhe shpjegime etimologjike të argumentuara, por duke lënë të hapura, disa syresh, për etimologjinë e diskutueshme.

Autori shquhet edhe si leksikograf (fjalori shpjegues), pjesa e gjashtë dhe bibliograf i përkushtuar, pjesa e shtatë, duke na dhënë literaturën për Nikaj-Mërturin dhe vendet rreth tij, që nga viti 1485 deri në vitin 2020, me autorë dhe vepra që lidhen me trevën objekt studimi, një punë e lodhshme për autorin, por shumë e dobishme për studiuesit vullnetmirë të së ardhmes. Arti fotografik, galera e tij, fiksuar në celuloidin e hulumtuesit, është një thesar konkurrent i fototekës “Marubi”, me mbi njëzet mijë shkrepje bardhezi, pa lërë pastaj ato me ngjyra në tridhjetë vitet e fundit, një vlerë e jashtëzakonshme imazhezh nëpër kohë, që flet shumë.

Ky vështrim i përgjithshëm panoramik rreth monografisë për Nikaj-Mërturin është një homazh rreth autorit duke shprehur mirënjohje për veprën e tij me nivel të lartë shkencor dhe duke i thënë: “Punove në mënyrë të përkryer, o usta!”

Mirënjohje pa fund për sakrificën tënde të heshtur, si hulumtues akademik i gjithanshëm, që do u shërbesh shumë gjeneratave, për të njohur më mirë vetveten dhe për të ndërtuar të ardhmen!

Qoftë i përjetshëm kujtimi Juaj dhe vepra që le pas për Nikaj-Mërturin, si “Nderi i Kombit!”

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

 

Të Lidhura

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!
Aktualitet

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!

4 Gusht, 2025
MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius

3 Gusht, 2025
Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha
Aktualitet

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha

2 Gusht, 2025
”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët
Aktualitet

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

1 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”
Aktualitet

Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”

28 Korrik, 2025
Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)
Aktualitet

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)

24 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 5 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 5 gusht 2025

5 Gusht, 2025

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!
Aktualitet

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!

4 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 4 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 4 gusht 2025

4 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com