InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

?Andi Bushati: Yuri Kim i shërben vetëm Edi Ramës, ai dhe vetëm ai po e shpie Shqipërinë drejt humnerës. “Non grata” i tanishëm i Berishës, nuk e mbulon dot burrin e djeshëm të shtetit

31 Korrik, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
?Andi Bushati: Yuri Kim i shërben vetëm Edi Ramës, ai dhe vetëm ai po e shpie Shqipërinë drejt humnerës. “Non grata” i tanishëm i Berishës, nuk e mbulon dot burrin e djeshëm të shtetit

-Andi Bushati: Yuri Kim i shërben vetëm Edi Ramës, ai dhe vetëm ai po e shpie Shqipërinë drejt humnerës. “Non grata” i tanishëm i Berishës, nuk e mbulon dot burrin e djeshëm të shtetit/ Shqiptarët nuk e meritojnë propagandën debile që del nga goja e ambasadores, në formë shantazhi për opozitën…

Sali Berisha e meritonte deklaratën e fundit të Yuri Kim.
Ai duhet me doemos të gjendej në këtë pozitë, sepse ajo që ka lënë pas, si trashigimi në PD, është një çetë eunukësh të emëruar, të paaftë që të mbrojnë trashigiminë e kësaj partie, apo qoftë edhe të thonë thjeshtë mendimin e tyre.

Ai duhet ta vuante këtë dramë sepse i imponoi të tijëve, në mënyrë antidemokratike, një lider të squllët që pasi provoi se shet në çdo rast të gjithë antarësinë, mundet ta bëjë këtë edhe me atin e vet politik.

Ai duhet ta pësonte këtë fund edhe për dëmet e mëdha që i ka shkaktuar vendit me politikat e tij, që nga burgosja e liderit të opozitës dhe vjedhja e zgjedhjeve të 26 majit ’96, në mandatin e parë, e deri tek Gërdeci e 21 janari përgjatë të dytit.

Si një njeri që pjesën më të madhe të jetës së vet publike e ka kaluar në barikadën e kritikut të rreptë të Sali Berishës, madje edhe atëherë kur ai ishte heroi i demokracisë për diplomatët amerikanë, unë personalisht duhet të isha i lumtur për këtë që po ndodh. Ashtu si unë edhe shumë të tjerë mund të përsërisnin shprehjet standard, se e vërteta vonon por nuk harron, se një ditë gjërat shkojnë në vendin e tyre, se diku ka zot që sheh gjithçka nga lart.

Ky do të qe një kompensim për të gjithë ata që janë ndjerë të dëshpëruar, kur lexonin deklaratat e Nanos nga burgu se, Berisha po e mbante në qeli me bekimin e diplomatëve të SHBA-së. Ky do të ishte një shpagim për këdo që është demoralizuar pas kasaphanës elektorale të ’96, kur është njohur me zgjidhjen amerikane, që të përsëriteshin vetëm disa zona që e linin prapë vjedhësin e zgjedhjeve në pushtet.

Ky do përbënte një revansh për këdo që si ka duruar dot togflajëshat “burrë shteti” dhe “Yll në gritje” për Bashën, ende pa u tharë gjaku i katër protestuesve të varaë në bulevard.

Pra, parë në këtë këndvështrim të thjeshtëzuar, gota mund të dukej e mbushur gjysëm plot, ngaqë pas dredhive i shërbenin momentit apo diplomacisë mashtruese sa për të kaluar radhën edhe amerikanët erdhën në qëndrimet që ka mbajtur pjesa më e shëndoshë e publikut shqiptar. Por në fakt nuk është kështu. Sepse pozicioni i sotëm i ambasadaores së SHBA-së nuk është i sinqertë.

Nuk ekziston asnjë rregull morali ku hipokrizia aktuale fshin atë të së kaluarës. “Non grata” i tanishëm nuk e mbulon dot burrin e djeshëm të shetetit. As deklaratat për minuesin e demokracisë nuk e zhbëjnë dot shplarjen e trurit me mikun e familjes Bush, apo njeriun që Obama e mbajti pranë vetes, kur Shqipëria u fut në NATO.

Sot nuk ka asnjë vlerë të hakmerresh me një njeri të larguar prej tetë vitesh nga pushteti, kur këtë nuk e bërë në kohën e duhur, atëhere kur shqiptarët kishin më shumë nevojë. Nuk ka as moral, nuk tregon as fuqi, kur i vihesh me bukë në trastë një gjysëm pesionisti politik, që e ka shitur në heshtje edhe partia e tij.
Sot, Sali Berisha edhe po të dojë, nuk e ka më fuqinë t’i bëjë dëm askujt.

Prandaj të mundohesh ta shndërrosh fabulën e tij në çështjen kryesore politike të vendit, është ose një qasje idiote, ose një qasje mashtruese. Në të dy rastet, ajo që bëri Yuri Kim së fundi i shërben vetëm një njeriu: Edi Ramës. Ai dhe vetëm ai, që po e shpie Shqipërinë drejt humnerës. Do të mbajë Berishën në qendër të debatit. Edhe shpreja e ambasadores për një PD që do të hajë bar, nëse nuk ndahet nga lideri i saj është një nga lajtmotivet e kuzhinës së propagandës rilindase për opozinën e pareformuar që humbet se nuk ndahet dot nga e shkuara.

Pra, ky është një nga rastet e shumta që kemi parë në këto 30 vjet, kur selia e rrugës së Elbasanit thjesht renditet në barikadën e pushtetit.

Por kohët e fundit kjo po bëhet me një arrogancë përçmuse në thelb, me një vulgaritet në formë dhe me mungesë zgjuarsie në komunikim, sa po ia shpif një pjese gjithnjë e më të madhe shqiptarësh. Jo më kot, në rrjetet sociale janë shtuar shumë ata që i kanë ngjitur një mbrapashtesë shqiptarizuese mbiemrit të ambasadores. Ata e vërejnë pozicionin e saj të dezekulibruar, qëndrimin që mbajti për marrëveshjen e 5 qershorit, heshtjen për teatrin, deklaratën qesharake për raportin e OSBE- ODIHR dhe propagandën bajate për drejtësinë tashmë të kapur.

Ata e dallojnë se dikush po kërkon t’i hedhë hi syve, duke i detyruar të besojnë se problemi më i madh i këtij vendi është një plak që denoncon nga Facebook, ndërkohë që raportet e departamentit të shtetit na paraqesin një shtet me korrupsion galopant dhe që mbetet vend origjine për trafikun e narkotikëve.

E pra, sa do të këmbëngulë Yuri Kim, Sali Berisha nuk bëhet dot më e keqja që ajo na përshkruan. Dhe këtu çështja nuk është tek fati personal i liderit historik të PD. Ai e meriton atë që po i ndodh, por ama shqiptarët nuk e meritojnë propagandën debile që del nga goja e ambasadores në formë shantazhi për opozitën.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com